Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Operacion antidrogë. Arrestohen 54 persona në nëntë qytete

$
0
0
Shkatërrohet një organizatë kriminale me në krye shqiptarë që furnizonte me heroinë Modenën, gjithë krahinën e Emilia Romagnas dhe një pjesë të mirë të Veriut  të Italisë

Romë, 12 shtator 2013 – 54 urdhër-arrestime, 48 korrierë të arrestur në flagrancë, 162 persona nën hetim, 74 të tjerë të identifikuar. 26 kg drogë e sekuestruar, nga të cilat 23 kg heroinë “brown sugar” dhe “rosa”, 3 kg hashash, 700 gr kokainë.

Janë këto shifrat e operacionit antidrogë e questurës së Modenës, i kodifikuar me fjalën shqipe “Bishti”, nga pseudonimi i njërit prej të arrestuarve, që ka shpartalluar sot në mëngjes një organizatë kriminale të specializuar në mbajtje e trafikim droge. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në nëntë qytete të veriut të Italisë: Modena, Bari, Ferrara, Milano, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Siracusa e Trieste.

Hetimet kanë lejuar kapjen e një grupi kriminal të drejtur nga shqiptarë në të cilin kishte edhe ndonjë magrebin. “Veprimtaria” kryesore e organizatës ishte trafikimi ndërkombëtar i heroinës, si edhe shpërndarja e saj në Modena, gjithë krahinën e Emilia Romagnas dhe një pjesë të mirë të Veriut  të Italisë.

Gjatë kontrollimeve janë sekuestruar edhe 50 mijë euro, nëntë makina, dy motoçikleta, armë dhe municione.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>