Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Ambasada e ShBA-ve: “Respektojmë vendimin e Kryeministrit Rama mbi armët siriane”

$
0
0
Ambasada pohon se vendimi i qeverise nuk do te ndikoje ne miqesine e mbeshtetjen amerikane ndaj vendit tone: “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”

Tirane, 15 nentor 2013 - Ambasada amerikane në Tiranë sapo dha një deklaratë për mediat me të cilën pohon se ShBA e respektojnë vendimin e Kryeministrit per refuzimin e kerkeses per shkaterrimin ne Shqiperi te armeve siriane: “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë" thuhet në deklaratë.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”, përfundon deklarata e ambasadës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>