Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Orvieto. Arrestohet 26-vjeçari me 30 kg marihuanë në makinë

$
0
0
Është ndaluar në autostradën A1. Në makinë transportonte tre thasë marihuanë

Romë, 11 dhjetor 2013 – Policia e Orvietos ka arrestuar pasditen e 10 dhjetorit një 26 vjeçar shqiptar, turist në Itali, në makinën e të cilit ka sekuestruar 30 kg marihuanë.

Droga ishte e ndarë në 25 pako me nga 1,2 kg secila, të futura në tre thasë.

Ka qenë duke udhëtuar në A1 nga jugu në veri dhe ka ngjallur dyshim në policinë rrugore për nervozizmin me të cilin i kontrollonte herë pas herë nga pasqyrat. Është ndalur pranë daljes Orvieto të autostradës dhe i është bërë një kontroll i makinës. Me zbulimin e marihuanës, 26-vjeçari është arrestuar dhe është çuar në burgun e Ternit me akuzën e mbajtjes dhe transportimit të lëndëve narkotike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>