Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Gioia Tauro. Bllokohen 78 tonë fishekzjarre kineze me destinacion Shqipërinë

$
0
0
Sasia e materialit piroteknik me prejardhje nga Kina transportohej me dokumentacion shoqërues të rremë

Romë, 20 dhjetor 2013 - Policia financiare dhe ajo doganore e portit të Gioia Tauros kanë sekuestruar 78 tonë fishekzjarre në tre konteinerë që vinin nga Kina e që formalisht kishin si destinacion final Shqipërinë.

Sipas dokumentacionit doganor të mallit konteinerët duhet të kishin lodra fëmijësh, por gjatë inspektimit fagjentët e financës dhe të doganave u gjendën përballë një arsenali të mirëfilltë. U numëruan 3.000 pako me fishekzjarre për një peshë të përgjithshme prej 78 tonësh që u sekuestruan pasi fishekzjarret kanë nevojë për autorizime speciale sepse klasifikohen si lëndë plasëse, autorizime që në këtë rast mugonin.

Sipas Guardia di Finanza, vlera e këtyre fishekzjarreve është më e madhe se një milion euro. Për të pasur një ide mbi sasinë, financierët shpjegojnë se të ndezur njëri pas tjetrit, shpërthimi i tyre do të zgjaste dhjetë ditë.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>