Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Droga e Lazaratit në “Porta a Porta”

$
0
0
Sipas emisionit të gazetarit Bruno Vespa, të ardhurat vjetore të drogës së prodhuar në Lazarat arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e PBB të vendit. Ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri: “Lazarati nuk duhet luftuar por duhet shpëtuar. Një operacion policor nuk do të mjaftonte, sepse duhet menduar më parë  për gjetjen e mjeteve për zhvillimin ekonomik e shoqëror të zonës”

Romë, 8 prill 2014 - Emisioni i mbrëmshëm i RAI 1 ka trajtuar edhe problemin e lumit të drogës që nga Lazarati vërshon drejt Evropës, kryesisht përmes Italisë.

I dërguari i Bruno Vespës në Shqipëri takon ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, që deklaron: “Lazarati nuk duhet luftuar por duhet shpëtuar. Një operacion policor nuk mjafton, sepse duhet menduar për të nesërmen”. Sipas tij, “e rëndësishme është gjetja e mjeteve për zhvillimin ekonomik e shoqëror”. Me pak fjalë, duket se qeveria e pranon që Lazarati “mbahet” me kultivimin e lëndëve narkotike, dhe heqja e kësaj mundësie “ekonomike” kërkon gjetjen e një rruge të re zhvillimi. Pak a shumë të njëjtën gjë pranon edhe kryetari i komunës Lazarat: “E di që në fshatin tim ka shumë marihuanë por nuk e di ku shkon. Bashkëfshatarët e mi janë të detyruar të kultivojnë drogën për të rritur fëmijët. Po përpiqemi të gjejmë mundësi të reja ekonomike”. Po a nuk ka ardhur koha që të mendohet për "gjetjen e mjeteve për zhvillimin ekonomik e shoqëror" (mundësisht të ligjshme) edhe të kësaj zone të Shqipërisë? E logjika të thotë se janë pikërisht këta persona që e teorizojnë këtë gjë, ata që duhet ta bëjnë. Deri tani nuk është thënë në ç'drejtim po punohet, por gjithnjë është pranuar se "nuk mjafton operacioni policor" dhe vazhdohet të bllokohen sasi të jashtëzakonshme në të dyja anët e Adriatikut.

Personat e tjerë të takuar nga gazetari e thonë hapur se merren me kultivimin e e trafikimin e drogës. Një 70-vjeçar mbjell kanabis prej dhjetë vjetësh dhe i japin 10 euro në ditë. Një skafist thotë se në vend të klandestinëve tani sjell në brigjet italiane (me gomone bën një apo dy udhëtime në muaj) drogë dhe se i paguajnë 200 euro për çdo kg.

Porta a Porta rendit edhe disa shifra të policisë që të fusin frikën: në Lazarat ka 350 mijë rrënjë kanabis në 320 ha tokë, 90% e familjeve të fshatit merret me kultivimin e marihuanës, çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg shitet për 300 euro. Shifra më marramendëse? Ajo e të ardhurave vjetore të drogës së prodhuar e trafikuar: arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e PBB të vendit.

K.B. Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Ja filmimet dhe intervistat e realizuara nga “Porta a Porta” në Shqipëri:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744