Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Dëborë në Shqipëri e Kosovë

$
0
0
Në Pukë dëbora ka arritur në 60 cm. Në zona të ndryshme, vështirësi në qarkullim rrugor e në furnizimin me energji elektrike

Tiranë,16 prill 2014 - Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës moti i ditëve të fundit është karakterizuar nga një rënie e ndjeshme temperaturash, erë e ftohtë, madje edhe nga reshje dëbore.   

Natën e shkuar dëbora ka zbardhur Dibrën, Pukën, Peshkopinë, zonat malore të Tropojës, qarkun e Shkodrës, rrethin e Korçës.

Sipas ATSh-së, situata më e rëndë regjistrohet në Pukë ku në disa zona dëbora ka arritur në 60 cm dhe në qarkun e Dibrës në zonat rurale dëbora e rënë arrin deri në 25 cm.

Veç vështirësive të  qarkullimit në disa akse rrugore, reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji elektrike më disa zona si Kalimash, Fushë Arrëz, Kukës dhe Bajram Curri.

Edhe në Kosovë dëbora thuajse e munguar gjatë dimrit ka nisur këto ditë pranvere. Kryeqyteti kosovar është zbardhur nga dëbora që nisi të bjerë dje pasdite po vazhdon të bjerë edhe mëngjesin e sotëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikonte keqësim të motit, me vranësira e reshje shiu dhe temperatura në zbritje gjatë kësaj jave.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>