Me të mbërritur në Presidencë, mëngjesin e sotëm, Papa Françesku la një mesazh mirënjohjeje për popullin shqiptar në Librin e Shënimeve para nisjes së takimit zyrtare me presidentin Bujar Nishani.
"Al nobile popolo albanese, con il mio rispetto e ammirazione per la sua testimonianza e la sua fraternità nel portare avanti il Paese” (Popullit fisnik shqiptar, me respektin dhe admirimin tim për dëshminë e tij dhe vllazërimin në çuarjen përpara të vendit. Francesku 21-09-2014) - shkruan ai në gjuhën italiane.