Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Serbi-Shqipëri. As Apeli nuk u jep të drejtë kuqezinjve

$
0
0
Mbeten në fuqi vendimet e shkallës së parë: fitorja i shkon Serbisë

Romë, 2 dhjetor 2014 - Komisioni i Apelit në UEFA ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Sipas Apelit, vendimi i shkallës së parë është i drejtë: Shqipëria e humbet ndeshjen në tavolinë 0-3. Shkak për këtë vendim, edhe sipas Apelit, është “braktisja e fushës së lojës nga futbollistët shqiptarë” apo më mirë, mospranimi nga anë e tyre të ridalin në fushë për të vazhduar ndeshjen pas ndërprerjes në minutën e 42-të.

Po ashtu Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Serbisë, të cilës i hiqen 3 pikët dhe do të luajë dy ndeshje pa tifozë.

E vetmja shpresë e Shqipërisë është Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>