Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Piacenza. Kapërcen shinat e nuk dëgjon trenin që afrohet. Vdes 27-vjeçari

$
0
0
Ishte me kufje në vesh e ndoshta volumi i muzikës nuk i ka lejuar të kuptojë rrezikun që i kanosej

Romë, 15 dhjetor 2014 - Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e të dielës në stacionin hekurudhor të Castel San Giovanni-t në provincën e Piacenza-s.

Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes nga Karabinierët, një i ri 27-vjeçar, shqiptar rezident në zonë, ka qenë duke kapërcyer binarët me kufje në vesh. Volumi i muzikës nuk i ka lejuar të dëgjonte një tren mallrash që afrohej. Makinisti nuk ka arritur të ndalojë në kohë trenin, i cili ka shtypur të riun duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>