Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Humb jetën në një aksident rrugor Fleura Kola, vajza e ish ambasadorit në Romë

$
0
0

Zi në familjen e ish ambasadorit shqiptar në Itali, Llesh Kola. Fleura, vajza e tij 29-vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në Mullet, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Pas përplasjes me një tjetër makinë, Fleura Kola ka mbetur e bllokuar brenda automjetit. Për nxjerrjen e trupit të saj nga makina është nevojitur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Fleura Kola mori dëmtime të forta në kokë të cilave nuk mundi t’i mbijetonte. 29-vjeçarja mbërriti e pajetë në spital.
Ajo udhëtonte në një makinë me gazetarin Çim Peka, që ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 744

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>