Quantcast
Channel: Shqiptari i Italise
Viewing all 744 articles
Browse latest View live

Cittadinanza italiana. Dopo dieci mesi di stop, alla Camera riparte la riforma

$
0
0
In Commissione Affari costituzionali riprende la discussione. Ci sono venti progetti di legge, ora bisogna trovare una sintesi

Roma, 14 maggio 2014 – La riforma della cittadinanza per le seconde generazioni è di nuovo all’ordine del giorno. E non perché ha fatto capolino più di una volta, negli ultimi tempi, nei discorsi del premier Matteo Renzi.

È successo infatti che la commissione Affari Costituzionali della Camera ha ricominciato a confrontarsi sulle proposte già presentate. La scorsa settimana sono state illustrati e abbinati alla discussione due nuovi disegni di legge, domani dovrebbe riparte l’iter vero e proprio. Dov’è la notizia? Che non succedeva da dieci mesi: l’ultima volta che quei disegni di legge sono stati all’ordine del giorno in commissione era il 9 luglio 2013, poi sono tornati nei cassetti.

Forse, ed è la versione dei maliziosi, perché in tempi di maggioranze variabili era meglio non mettere in ballo anche temi così sensibili. Oppure, sostengono in commissione, perché il calendario è stato fagocitato da conversioni di decreti legge, sessione di bilancio e provvedimenti considerati evidentemente più urgenti, come quello sul finanziamento pubblico ai partiti, sull’abolizione delle province o sulla legge elettorale.

Intanto, qualcosa è cambiato. Enrico Letta ha lasciato la poltrona a Matteo Renzi e uno dei due relatori della riforma, Gianclaudio Bressa, Pd, è entrato nel nuovo governo come sottosegretario agli Affari Regionali, così il suo posto è stato preso dalla collega Marilena Fabbri. L’altra relatrice, la forzista Anna Grazia Calabria, a luglio scorso era nella maggioranza insieme al suo partito, ora siede nei banchi dell’opposizione.

A complicare la situazione, la quantità di carne al fuoco: venti proposte di legge, compresa quella di iniziativa popolare della campagna  l’Italia sono Anch’io. Tra queste  bisognerà trovare una sintesi per un testo unificato, o sceglierne una come testo base.

Il governo non ha intenzione di presentare un suo disegno di legge in materia, come ha confermato proprio in commissione, la scorsa settimana, il sottosegretario all’interno Domenico Manzione. A patto, pare di capire, che stavolta il Parlamento si muova.

Elvio Pasca

 


Mbi 40 mijë organizata në listë për “5 për 1000”. Mes tyre edhe shqiptare

$
0
0
Botohet lista paraprake e shoqatave që mund të zgjidhen nga taksapaguesit. Mes tyre edhe Aquila Albanese e Trentos,  Vatra Arbëreshe e Chierit, Integra ONLUS e Lecces e ndonjë tjetër

Romë, 15 maj 2014 – Edhe këtë vit të gjithë taksapaguesit mund të zgjedhin që t’u japin 5 për 1000 të taksave të tyre shoqatave pa qëllim fitimi, që ndërkohë janë rregjistruar pranë Agjencisë së Tatim taksave.

Janë 40.474 shoqatat e fondacionet që këtë vit do të kërkojnë të vësh kodin e tyre fiskal në formularin e deklarimit të të ardhurave. Shoqatat janë nga më të ndryshmet, në të katër anët e Italisë, të mëdha e të vogla,  kush më shumë e kush më pak të njohura në nivel kombëtar apo vendor, shumë prej tyre merren edhe me imigracionin, e ndonjëra me Shqipërinë e shqiptarët në veçanti. 

Agjencia e Tatim taksave sapo ka botuar listën paraprake të enteve që këtë vit kanë kërkuar të regjistrohen në listat e përfituesve të kontributit “5 për mijë”. Listën mund ta gjeni on line të ndarë në dy pjesë, njëra nga germa A në germën C dhe tjetra nga germa D në Z, por në brendësi të listës  mundësohet edhe kërkimi sipas emrit apo kodit fiskal apo krahinës ku ndodhet shoqata.

Tani përfaqësuesit ligjorë të shoqatave, brenda të martës së ardhshme (20 maj) do të mund të sinjalizojnë gabimet e mundshme dhe më 26 maj Agjencia e Tatim taksave do të japë listën përfundimtare.

Së fundi, brenda 30 qershorit, përfaqësuesit legalë të shoqatave duhet të konfirmojnë me një autocertifikatë që entet që përfaqësojnë përmbushin akoma kriteret për të përfituar 5 për 1000.

Nga një kontroll i shpejtë e sipërfaqësor i listës, vërejmë që mes përfituesve të mundshëm të kontributit 5 për 1000 ka edhe shoqata shqiptare apo italo-shqiptare, disa me veprimtari të larmishme e shumë të njohura në territor (gjë që vërehet lehtë edhe nga faqet e tyre internet) e të tjera pak apo aspak të njohura (duke i kërkuar online, ndonjë e gjen të përmendet vetëm pse përfshihet në këtë listë të Agjencisë së Tatim taksave, si për shembull Madre Teresa Italia-Albania Onlus me seli në qendër të Romës).

Për shembull, mund të zgjidhet t’i jepen 5 për 1000 të taksave shoqatës Integra ONLUS të Lecces (duke shënuar në hapësirën e posaçme të deklaratës së të ardhurave kodin e saj fiskal 93067750757), Vatrës Arbereshe të Chierit (kodi fiskal: 90018600016), shoqatës kulturore Teuta të Trentos (kodi fiskal: 96079810220),  shoqatës Agimi të Otrantos (kodi fiskal: 95143850105),  Aquila Albanese të Trentos (93016710225), ASSAL e Genovas  (95143850105), Madre Teresa Italia-Albania (97557720584), ACAS Skanderbeg e Spoletos (93017110540), Rilindja e Arezzos (92061680515). Këtë vit mungojnë shoqata si Scanderbeg e Parmës, me veprimtari disavjeçare e shumë të gjerë, apo Amicizia e Riminit, Skanderbeg e Fermos.

Ja disa nga shoqatat shqiptare në listën e atyre që mund t'u jepen 5 për 1000 e taksave (shtyp mbi foto për ta lexuar):

Në një tjetër dokument të botuar pak ditë më parë nga Agjencia e tatim taksave jepen të dhëna mbi shpërndarjen e kontributit 5 për 1000 të vitit 2012 dhe aty shihet që shifrat për të cilat flitet janë të konsiderueshme e arrijnë në miliona kur flitet për organizata të mëdha si Emergency (mbi 10 milionë) apo Medici senza frontiere (mbi 8 milionë) që renditen të parat për nga përfitimi nga 5 për 1000. Për shoqatat shqiptare apo italo-shqiptare përfitimi nga kontributi 5 për 1000 i taksapaguesve shkon nga pak mijëra euro deri në shifra të papërfillshme (pse jo, edhe në përpjestim me punën e përhapjen e tyre në territor). Kështu për shembull, për vitin 2012, Aquila Albanese të Trentos ka pasur pasur kontributin e 150 taksapaguesve për një shumë prej 2.368,09 euro, Agimi - Centro Albanese di terra d’Otranto duhet të përfitojë kontributin e 72 taksapaguesve për 1.825,37euro. Nga ana tjetër, Madre Teresa Italia-Albania është zgjedhur vetëm nga 2 taksapagues e ka mbledhur 19,50 euro.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Romë. Kontrolle falas për Diabetin Mellit dhe Sindromën Metabolike

$
0
0

 

Në kuadër të një programi kërkimor ndërkombëtar evropian për vlerësimin e faktorëve të rrezikut të lidhur me zhvillimin e Sëmundjeve Metabolike, Fondacioni i  Poliklinikës Tor Vergata në Romë do të zhvillojë vizita kontrolli falas per të vlerësuar rrezikun metabolik, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e patologjive si Diabeti Mellit dhe Sëmundjet Kardiovaskulare në popullatën shqiptare të grup-moshës 35-75 vjeç, meshkuj dhe femra që janë rezidentë të rregullt në  Itali e janë të pajisur me librezën shëndetësore.

Diabeti Mellit konsiderohet tashmë nje epidemi e cila përfshin gjithë popullaten; kjo sëmundje ka nje përhapje epidemike si në shoqeritë perëndimore ashtu edhe në ato në zhvillim.  Iperglicemia (Glicemia e lartë) është nje difekt kryesor metabolik; rritja e përqëndrimit e glukozit është i moderuar ne Diabetin e Tipit 2 (DT2), dhe më evidente në Diabetin e Tipit 1 (DT1).

Është raportuar një rritje e incidencës dhe prevalencës e Diabetit Mellit në vecanti të DT2, në disa grupe të ndryshme etnike të emigruar në Itali, kjo për shkak të stileve të ndryshme të jetës dhe stresit mjedisor.

Dhe Sindroma Metabolike (SM) ka pësuar një rritje në disa grupe të ndryshme etnike. Karakteristika e kësaj semundjeje është ndërvarësia me Insulinëo-rezistencë, Obezitet Qëndror, Hipertension, Reduktim i tolerancës ndaj Glukozit ose Diabet Mellit i Tipit 2 dhe Dislipidemi (ipertrigliceride, vlerë e ulët e HDL).

Pacientët Diabetikëparaqesin një rritje të incidencës së komplikacioneve afatgjate si Infarkti i Miokardit, Iktus, Neuropati, Insufiçenca Renale, Retinopatia Diabetike dhe patologji të tjera të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun e vdekshmerisë.

Në ambulatorin e Fondacionit së Poliklinikës Tor Vergatado të zhvillohet një vizitë mjekësore gjatë të cilës do të bëhen matjet fizike dhe antropometrike si gjatësia, pesha trupore, cirkumferenca e belit, presioni arterioz, matjet biokimike te markatorëve të metabolizmit glikolipid dhe, në rast nevoje do kryhet edhe test-i i ngarkesës së glukozit oral. Pacientët do t’i nënshtrohen një pyetësori mbi gjendjen socio-ekonomike, stilin e jetës dhe aktivitetin fizik.

Në përfundim të screening-ut do të vlerësohet përqindja e rrezikut për të zhvilluar sëmundje metabolike si Diabeti Mellit dhe Sëmundje Kardiovaskolare. Pacientit do t’i paraqiten të gjitha strategjitë që duhet të ndjeki për të reduktuar riskun e zhvillimit të sëmundjeve metabolike. Do të zhvillohet gjithashtu diagnostikimi eventual i Sindromës Metabolike dhe i Diabetit Mellit. Pacientëve do t’i kërkohet miratimi për përdorimin e një kampioni për nxjerrjen e ADN-së dhe kryerjen e një ekzaminimi gjenetik, i cili synon gjetjen e markatorëve gjenetikë prediktivë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. Të dhënat personale do të mbrohen dhe nuk do nuk t’u jepen institucioneve apo personave të tretë.

Vizitat do të zhvillohen të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10.00 deri në 12.00 në ambulatorët e Diabetologia (UOC Endocrinologia, Diabetologia e Malattie Metabolichetë Poliklinikës së Tor Vergata-s (2° piano sud, Torre 8 blocco ambulatori percorso T8). Për më shumë informacione mund të telefonohet në numrin 06-20900354 të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10.00 deri në 12.00.   

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

"Basta Lega Nord, ci hai stufato", in tutte le lingue del mondo

$
0
0
Seconde generazioni e figli di italiani chiedono al carroccio di smetterla con i suoi proclami razzisti. L’iniziativa di Arbër Agalliu

Roma, 16 maggio 2014 - “Ultimamente il razzismo si sta espandendo a macchia d’olio, e l’unica arma che abbiamo in mano è la nostra voce. Per questo  abbiamo deciso di gridare per farci ascoltare, soprattutto da alcune forze politiche, per essere più precisi, dalla Lega Nord”.

Arbër Agalliu, blogger di Italianipiu.it, il portale delle seconde generazioni, presenta così il video che ha realizzato insieme ad altri giovani italiani. “Ragazzi di nuova generazione e italiani autoctoni”, come li chiama lui, si sono messi davanti alla telecamera per dire “Basta Lega, ci hai stufato”, in tutte le lingue del mondo.

E pensare che l’idea ad Agalliu gliel’ha data proprio un candidato del Carroccio alle elezioni Europee. Quell’Angelo Ciocca che ha ingaggiato cinque immigrati per chiedere ai loro connazionali di non venire in Italia

Europee 2014. L’immigrazione nei programmi dei partiti italiani

$
0
0
Ecco come le liste in corsa il 25 maggio hanno messo nero su bianco le loro proposte. Dalle quattro pagine di L’Altra Europa per Tsipras al silenzio del Movimento Cinque Stelle

Roma, 23 maggio 2014 – Sono undici le liste che si contenderanno il voto degli italiani alle elezioni europee del 25 maggio. Come la pensano in materia di immigrazione? Al di là delle dichiarazioni fatte sui media dai loro esponenti, per rispondere a questa domanda abbiamo fatto quello che farebbe qualunque elettore: siamo andati a leggere i loro programmi. Ecco cosa c’è scritto.

Il Partito Democratico dedica un punto del suo programma alla “diversità come ricchezza” e vorrebbe “un’Europa dell’integrazione e della solidarietà”. “I progressisti europei – scrivono Renzi e i suoi - hanno il compito di dare un segno diverso all’Ue sulle politiche di immigrazione e asilo e su quello della politica Euromediterranea”.

Come? Con una “vera gestione comune” delle frontiere esterne dell’Ue, che trasformi Frontex in un corpo europeo di guardie di frontiera: l’Italia non sarebbe più sola nell’affrontare le emergenze migratorie”. Vanno poi aggiornati gli accordi con i Paesi delle primavere arabe, includendo non solo la cooperazione nella lotta all’immigrazione clandestina e al controllo delle frontiere, ma anche un sostegno ai processi di democratizzazione e allo sviluppo economico e sociale dei Paesi coinvolti”.

Il Pd vuole che l’Ue gestisca “direttamente e meglio le politiche di mobilità delle persone, fissando principi e condizioni comuni per l’ingresso per lavoro, studio, ricerca, con attenzione ai bisogni del mercato del lavoro ma facendo perno sui diritti umani e dei migranti”. Promuove poi “l’estensione dell’accesso alla cittadinanza per i bambini nati in Europa da genitori stranieri (lo ius soli europeo) o per i residenti di lunga durata”.

Il Movimento 5 Stelle ha presentato per le Europee un programma in sette punti, con ciò che “intendono portare avanti i candidati Cinque Stelle quando andranno a Bruxelles, come portavoce europei a nome degli italiani pensanti”. Nessuno di questi punti, però, parla di immigrazione, nonostante lo stesso Beppe Grillo abbia parlato più volte in campagna elettorale della necessita di una nuova politica europea per governare i flussi di profughi (ad esempio a Porta a Porta).

Una mancanza che si fa inevitabilmente notare, ma che forse ci si poteva aspettare. Anche nel programma con cui il Movimento Cinque Stelle si è presentato alle elezioni politiche dello scorso anno non si parlava, infatti, di immigrazione. Un tema di poco conto per gli “italiani pensanti”?

E Forza Italia? Anche Berlusconi ha parlato spesso di immigrazione in campagna elettorale, ma le “nostre idee per un programma per l’Europa” pubblicate pochi giorni fa nel Mattinale di Renato Brunetta trattano l’argomento in maniera decisamente sintetica. Ci sono uno slogan: “Immigrazione: da problema a risorsa”, e tre righe: “Revisione del regolamento di Dublino 2, dei criteri di accoglimento e distribuzione dei rifugiati e dei richiedenti asilo, anche ponendo la questione del Mediterraneo fra le priorità del Semestre italiano di Presidenza del Consiglio dell’Ue”.

Molto più ampio, e c’era da aspettarselo, il programma della Lega Nord, secondo la quale “in tema d’immigrazione, la “solidarietà europea” è una frottola per creduloni”. “Crediamo – scrive il partito di Salvini - che il futuro nella gestione dell'immigrazione dovrà passare per una più stretta collaborazione fra le forze di polizia e le unità addette a prevenire l'immigrazione illegale degli Stati membri che sono in prima linea e sono più colpiti dal problema, senza però l'ingerenza di Bruxelles”. Bisogna far sì che “ sia il singolo Stato membro a poter decidere le regole dell’immigrazione extracomunitaria nel proprio territorio”.

La Lega vuole quindi “un nuovo coordinamento meno vincolante”, che permetta di “avere un sistema di asilo più equilibrato” e di “procedere con un presidio costante delle nostre frontiere sia terresti sia marittime attuando anche azioni di respingimento”. “Fondamentale – si legge ancora nel programma - sarà procedere con l’unico metodo che garantisce risultati sicuri e cioè gli accordi bilaterali con i Paesi terzi da cui hanno origine i maggiori flussi d'immigrati irregolari (metodo adottato da Roberto Maroni quando è stato Ministro degli Interni)”.

Decisamente articolato il programma della listaL’Altra Europa per Tsipras. Ai “Diritti dei migranti” sono dedicate quasi quattro pagine, partendo dal presupposto che l’Ue “ deve diventare uno spazio culturale aperto, con un'identità plurale e dinamica, capace di fondare le relazioni tra gli stati membri e con i paesi terzi sul reciproco rispetto, sul riconoscimento delle specifiche diversità culturali, sulla promozione delle libertà e dei diritti fondamentali, sul mantenimento della pace tra i popoli, sulla garanzia del principio di eguaglianza, sul rifiuto di ogni forma di discriminazione, sul ripudio della xenofobia e del razzismo”.

L’Altra Europa per Tsipras ha fatto sue le 10 richieste della campagna “L’Europa sono anch’io”. Eccole: Ratifica della Convenzione "sui diritti dei lavoratori migranti e dei membri delle loro famiglie"; Diritto di voto amministrativo ed europeo; Riforma della cittadinanza europea;. Diritto di arrivare legalmente in Europa; Politiche migratorie aperte all'inserimento degli stranieri nel mercato del lavoro; Libertà personale e chiusura dei centri di detenzione; Diritto a un’accoglienza dignitosa; Parità di accesso ai sistemi di welfare; Liberare il dibattito pubblico dalla xenofobia e dal razzismo; Tutela dei diritti dei minori.

Angelino Alfano, in veste di ministro dell’Interno, ha tuonato spesso in queste settimane contro le politiche europee sull’immigrazione. Nel programma elettorale del Nuovo Centro Destra il tema è affrontato in maniera schematica, sotto lo slogan: “Meno clandestini, più sicurezza”. Poi quattro punti: Mediterraneo come frontiera comune di tutta l’Europa; Subito una base operativa di Frontex in Italia; Più risorse europee per il controllo delle frontiere: l’Italia non deve essere più lasciata sola nell’emergenza sbarchi, Ricollocazione obbligatoria dei richiedenti asilo tra tutti gli Stati Membri”…

Continua a leggere i programmi delle altre forze su Stranieriinitalia.it: Elezioni Europee 2014. I programmi dei partiti sull'immigrazione

Francia. Vince Marine Le Pen, la paladina contro immigrati ed euro

$
0
0
Nel suo programma la chiusura delle porte della Francia agli immigrati, "restituendo" i posti di lavoro ai francesi afflitti dalla disoccupazione

Parigi, 26 maggio 2014 – Mentre in Italia ha stravinto il PD del Premier Renzi, in Francia ha vinto Marine Le Pen. Con 25% delle preferenze dei francesi, porta il Front National fondato dal padre Jean-Marie al primo posto, battendo la destra UMP e umiliando la gauche al governo. Dopo aver eliminato negli anni scorsi le durezze e l'oltranzismo del padre fondatore del Fronte nazionale, Marine Le Pen, 45 anni, ha conferito all'estrema destra francese ancora più determinazione e grinta nella conquista di risultati elettorali.

L'operazione di Marine Le Pen è stata quella di ripulire il partito dagli strascichi xenofobi e razzisti lasciati dal padre. Tanto lui era provocatore, offensivo e antisemita, tanto lei si sforza di apparire conciliante e moderata pur mantenendo la sua chiusura totale sull'euro e sull'immigrazione in particolare.

Soprattutto in quest'ultima campagna, la leader ha puntato su immigrazione e identità nazionale, protezionismo e uscita dall'euro. Ha ripetuto di essere la sola candidata antisistema e predica il ritorno al franco e la chiusura delle porte della Francia agli immigrati, "restituendo" i posti di lavoro ai francesi afflitti dalla disoccupazione. Rispetto al 2009, Marine Le Pen è riuscita a quadruplicare i voti, catalizzando completamente il sentimento antieuropeo.

 

Triumfon PD. Në Bruksel edhe Kyenge: “Do përfaqësoj Italinë me pasion e krenari”

$
0
0
Ish ministrja e Integrimit fiton një vend në parlamentin evropian falë mëse 92 mijë votave. Rezultat që duket si një shpullë ndaj Legës dhe racistëve të tjerë që në facebook e quajnë “mbartëse të ebolës”

Romë, 26 maj 2014 - Me 40,81% të preferencave të votuesve, gjë që nuk kish ndodhur kurrë më parë, PD e Matteo Renzit është fituese absolute e zgjedhjeve evropiane në Itali. Me rreth 93 mijë vota, shkon në parlamentin evropian edhe Cecile Kyenge, ish ministrja e integrimit e qeverisë Letta, e kandiduar në radhët e PD-së në qarkun Veri-Lindje.

Kjo e Kyenges është një fitore ndoshta edhe më e rëndësishme se ajo e shkurtit të vitit të shkuar kur u zgjodh deputete e parlamentit italian. Sepse nëse në Montecitorio hyri falë një liste të mbyllur të përpiluar nga sekretaria e PD-së, në Bruksel shkon falë 92 mijë e 850 personave që në skedën elektorale kanë shkruar emrin e saj.

“Më zgjodhët parlamentare evropiane në zonën e veri-lindjes me jo më pak se 92 mijë vota. Falënderoj të gjithë: do të përfaqësoj Italinë në Evropë me pasion e krenari”. Me këto fjalë Kyenge falënderon zgjedhësit nga profili i saj Facebook. E mes shumë komenteve të mbështetësve të saj edhe sulmet e zakonshme, fatkeqësisht, si ai i Francesco Venturinit që shkruan “Vrit veten” dhe “Mbartëse e mallkuar e ebolës”.

“Të punosh në BE do të thotë të bësh politikë që parashikon të ardhmen, sepse ajo që bëjmë në Evropë brenda pak vjetësh bëhet ligj në Itali” pohonte Kyenge në prill në një intervistë dhënë Africa News, në të cilën shtonte se mbrojtja e të drejtave do të jetë boshti i veprimtarisë së saj në europarlament, sepse “fjala të drejta ka të bëjë me çdo person”.

Duhet të dorëzohet edhe Mario Borghezio, që në një prej pankartave të përgatitura për zgjedhjet evropiane kishte vënë pikërisht një foto të Kyenges me këshillën: “Mos i jep një brengë, jepi dy: voto Legën e shkruaj Borghezio”. Ish ministrja iu përgjigj me një tjetër pankartë, në të cilën fliste, në mënyrë profetike, pikërisht Borghezio: “Votoni Kyenge, sepse sidoqoftë, unë nuk rizgjidhem”.

Të dhënat e ministrisë së Brendshme për votat e PD-së në qarkun Itali Veri Lindje:

Manifesti i Borghezios:

Përgjigjja e Kyenges:

Shqipëria mpaket e plaket për shkak të emigracionit

$
0
0
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë së më 1 janar 2014 popullsia e Shqipërisë është 2.895.947 banorë, rreth 170 mijë vetë më pak se në janar të vitit 2001. E meqë shtesa natyrore është pozitive, mbi 200 mijë, e janë kthyer rreth 100 mijë emigrantë kjo do të thotë se rënia e popullsisë ka ardhur për shkak të emigracionit të ri, që në vitet 2000 kap shifrën 470 mijë vetë

26 maj 2014 – Më 1 janar 2014 Shqipëria ka 2.895.947 banorë, 1.459.963 meshkuj dhe 1.435.984 gra. Këto janë të dhënat që Instituti statistikor i vendit ka deklaruar ditët e shkuara. E nëse këto shifra në vetvete nuk thonë asgjë, janë shqetësuese ato çka tregon tabela me ecurinë e popullsisë në vite sipas grupmoshave.

Nga viti 2001 deri më sot, popullsia e Shqipërisë pëson tkurrje të vazhdueshme: në fakt më 1 janar 2001 popullsia ishte 3.063.320 banorë dhe çdo vit bëhet më e ulët se pararendësi. E ndërsa mpaket, popullsia e Shqipërisë edhe plaket nga viti në vit gjë që e tregon rritja e numrit të personave të grupmoshës nga nga 60 vjeç e lart e rënia e numrit të personave me moshë deri në 24 vjeç. Nga të dhënat e INSTAT-it vërehet që fëmijët e të rinjtë deri në moshë 24 vjeç janë pakësuar nga 1.428.777 që ishin më 1 janar 2001 në 1.041.101 në të njëjtën datë të këtij viti. Ndërsa numri i të moshuarve mbi 60 vjeç ka shkuar nga 340.391 (1 janar 2001) në 491.998 (1 janar 2014).

Të dhënat të shtyjnë të shikosh ecurinë e lindjeve, vdekjeve dhe të shtesës natyrore në vite. Nga të dhënat INSTAT, të përditësuara deri në fund të vitit 2011, vërehet që numri i lindjeve pëson rënie të fortë (nga 53.205 lindje të vitit 2001 në 34.285 të vitit 2011), ndërsa ai i vdekjeve mbetet thuajse i pandryshuar në vite (nga 19.013 të vitit 2001 në 20.012 të vitit 2011). Në të gjitha vitet ama mbetet pozitive shtesa natyrore e popullsisë, lindjet janë më të shumta se vdekjet, por edhe kjo ka rënë ndjeshëm: në vitin 2001 shtesa natyrore ishte 34.192, ka arritur minimumin në vitin 2008 me 12.696, dhe është rritur nga pak për të arritur në vitin 2011 në 14.273.

INSTAT - Popullsia e Shqipërisë në vite (shtyp mbi tabelë për ta zmadhuar):

Të gjitha bashkë, të dhënat e INSTAT-it dëshmojnë se shoqëria shqiptare po ndryshon ndjeshëm, gjë që ka pasojat e veta edhe në të gjitha aspektet e jetës në vend. Shqiptarët bëjnë më pak fëmijë, jetojnë më gjatë e kjo shpjegon plakjen e popullsisë.

Fakti që shtesa natyrore është pozitive, që në vitet 2001-2011, gjithnjë sipas INSTAT-it, janë kthyer rreth 96 mijë vetë nga emigracioni (kryesisht nga Greqia dhe Italia) e në të njëjtën kohë popullsia e Shqipërisë zvogëlohet shpjegohet vetëm me emigracion të ri. E nga të dhënat e INSTAT-it, duket qartë që dukuria e emigracionit vazhdon të ndikojë fort në shoqërinë shqiptare dhe se nga viti 2001 kanë lënë vendin të paktën 470 mijë vetë për të cilët INSTAT nuk jep asnjë të dhënë mbi vendin ku ata zgjedhin të shkojnë. Kjo shifër del në dritë po të mbajmë në konsideratë faktin që më 1 janar 2014 Shqipëria ka rreth 170 mijë vetë më pak se ç’kishte më 1 janar të vitit 2001 dhe se vetëm në vitet 2001-2011 Shqipëria duhet të ishte rritur falë shtesës natyrore me rreth 204 mijë vetë, dhe me 96 mijë falë shqiptarëve të kthyer nga emigracioni.

Në një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, braktisja e vendit nga të paktën 470 mijë vetë, në vitet 2001-2011, është një dukuri që duhet të shqetësojë fort qeverinë e gjithë klasën politike shqiptare, që duhet të ndërmarrë politika serioze jo vetëm për të tërhequr shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për kthimin e të cilëve flitet gjithnjë e më shumë, por sidomos për të frenuar emigracionin, plagë që duket se nuk po ndalet.

Keti Biçoku / Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)


Crisi. Istat: "Si aggrava la situazione dei lavoratori stranieri"

$
0
0
Il tasso di occupazione è sceso a 58,1%, nove punti persi in cinque anni. Per gli albanesi, anche se il dato attuale è più alto, 65%, i punti persi sono ben 19. Disoccupazione degli stranieri in generale al 17,3%, contro l’11,5% degli italiani. I dati del Rapporto Annuale 2014 sulla Situazione del Paese

Roma, 28 maggio 2014 - La crisi continua a colpire i lavoratori stranieri. Scende il tasso di occupazione e aumenta quello di disoccupazione, in maniera più grave di quanto non si registri tra gli italiani.

A certificarlo è l’Istat nel Rapporto Annuale 2014 sulla situazione del Paese presentato oggi a Roma.

Tra il 2008 e il 2013, il tasso di occupazione degli immigrati di è ridotto di 9 punti, attestandosi lo scorso anno al58,1%. Questo a fronte di una riduzione inferiore a 3 punti percentuali registrata sul totale del lavoratori, italiani e stranieri, per i quali nel 2013 il tasso di occupazione si fermava al 55,6%.

Si tratta, scrive l’Istat, di un fenomeno comune alla maggior parte dei paesi europei, sebbene in media il calo sia meno accentuato rispetto all’Italia. Il tasso di occupazione dei cittadini stranieri per la media dei paesi Ue28 passa infatti dal 63,0 al 58,7%, con una riduzione di 4,3 punti percentuali per gli uomini e sostanzialmente stabile per le donne.

In Italia, nonostante tra il 2008 e il 2013 gli stranieri occupati siano aumentati di 246 mila unità tra gli uomini e di 359 mila tra le donne, il tasso di occupazione degli stranieri segnala una dinamica negativa in tutti gli anni della crisi, con una accentuazione a partire dal 2012. Tra il 2008 e il 2013 l’indicatore si riduce di 14,0 punti per gli uomini e 3,4 punti per le donne (pari al 67,9% e 49,3% rispettivamente). La migliore performance delle donne è dovuta al fatto che esse sono prevalentemente inserite nell’unico settore – quello dei servizi alle famiglie – che ha conosciuto un incremento dell’occupazione.

Tra gli uomini le riduzioni più rilevanti del tasso di occupazione hanno riguardato soprattutto i marocchini e gli albanesi (circa -19 punti, con un valore dell’indicatore che si attesta al 60,5 e 65,0%), mentre tra le donne scendono soprattutto i tassi di occupazione di moldave, filippine e ucraine (con cali rispettivamente di -11,0, -9,3 e -8,5 punti percentuali e valori dell’indicatore pari a 64,8, 78,3 e 68,1). Peraltro, nell’ultimo anno, il ritmo di crescita dell’occupazione straniera è decisamente rallentato, con un incremento di appena 22 mila unità, dovuto esclusivamente alle donne. Inoltre, aumentano quanti, sebbene non inseriti in un percorso di formazione, non hanno un’occupazione e non sono disponibili a lavorare; nel caso di madri immigrate, si tratta in particolare di marocchine e albanesi che vivono nel Nord. In generale, a fronte di un aumento delle donne straniere occupate di 15-49 anni in valori assoluti (pari a 233 mila in più rispetto al 2008, +38,4%), si registra un calo del tasso di occupazione (dal 51,4% del 2008 al 47,1% del 2013). L’eterogeneità del gruppo è piuttosto marcata se si considera che per le donne albanesi il tasso scende fino al 34,5%.

Negli ultimi cinque anni, si nota una forte diminuzione del tasso di occupazione dei giovani stranieri, dal 58,5% del 2008 al 47,1% del 2013. La quota di giovani stranieri che continuano gli studi resta molto più bassa rispetto a quella degli italiani (15,7% contro 30,7%), mentre è più elevata la percentuale di giovani stranieri che non cercano lavoro e non sono disponibili a lavorare (15,3% contro l’8,8%), particolarmente elevata tra le donne (26,2%), che in quasi otto casi su dieci si trovano nella condizione di madre.

La diffusione della condizione di Neet (giovani di 15-29 anni che non lavorano e non frequentano alcun corso di istruzione o formazione) tra gli stranieri (35,5% nel 2013) è legata, da un lato, alla più elevata presenza di disoccupati e di forze di lavoro potenziali e, dall’altro, alla presenza di giovani madri (47,9%, specie albanesi, rumene e marocchine, contro il 20,4% delle italiane) che non lavorano o per motivi culturali o perché possono fare meno affidamento alle reti familiari e amicali per conciliare gli impegni di lavoro con le esigenze dei figli.

Allarmante anche iltasso di disoccupazione, con gli stranieri che fanno registrare un 17,3% contro l’11,5% degli italiani. Il divario che era pari a circa due punti nel 2008 è dunque arrivato nel 2013 a quasi sei punti, soprattutto nelle regioni del Centro-Nord. In particolare, la comunità marocchina è quella che segnala un incremento maggiore nel valore dell’indicatore, passato dal 10,7% del 2008 al 27,2 del 2013, arrivando al 38,8% per le donne.

L’Italia continua ad attrarre comunque numerosi cittadini stranieri dall’estero. Nel 2012, dei 351 mila iscritti dall’estero, 321 mila sono cittadini stranieri. Sebbene in calo rispetto agli anni precedenti, il dato mostra che l’Italia è ancora meta, nonostante la crisi, di consistenti flussi migratori dall’estero. La comunità straniera più rappresentata tra gli immigrati è quella rumena che conta quasi 82 mila iscrizioni, seguono quelle cinese (oltre 20 mila), marocchina (quasi 20 mila) e albanese (14 mila). Il numero di cittadini stranieri che lasciano l’Italia è in aumento rispetto all’anno precedente: circa 38 mila emigrazioni per l’estero su complessive 106 mila registrate nel 2012 riguardano cittadini stranieri (+17,9%).

Scarica
Istat.Rapporto Annuale 2014 – La situazione del Paese

Gli immigrati sputano a terra? Il sindaco: "500 euro di multa"

$
0
0
La curiosa ordinanza del primo cittadino di Palma Campania per sensibilizzare gli "appartenenti a diverse etnie". "Così eviteremo episodi di intolleranza"

Roma, 29 maggio 2014 - Non si sputa a terra. Le mamme te lo insegnano con un scappellotto, se però vivi a Palma Campania, comune di quindicimila anime in provincia di Napoli, la maleducazione ti può anche svuotare il portafoglio.

Il 22 maggio il sindaco Vincenzo Carbone ha firmato un’ordinanza che vieta di “sputare su area pubblica, ad uso pubblico, o da luoghi, anche provati, ma con aggetto su area pubblica o ad uso pubblico, nonché su qualunque attrezzatura, persona o cosa”. Per chi infrange le regole sono previsti da 25 a 500 euro di multa.

Il divieto riguarda ovviamente tutti gli abitanti di Palma Campania, ma dovrebbe colpire soprattutto alcuni immigrati. A sputare, spiegala stessa ordinanza, sarebbero infatti “cittadini e dimoranti appartenenti a diverse etnie, aventi culture, usi e costumi differenti”, quindi si rende necessaria una “maggiore sensibilizzazione verso quelle attività che sono fonte di preoccupazione per la cittadinanza locale”.

L’ ordinanza è a “tutela del decoro e dell’igiene urbana”, ma per il primo cittadino uno sputo di troppo potrebbe anche scatenare uno sconto di civiltà. Nella stessa ordinanza scrive infatti di voler evitare “possibili episodi di intolleranza, scaturenti tra gli appartenenti alle diverse etnie nell’ambito della medesima collettività locale, che possano causare pericolo per l’ordine e la sicurezza pubblica”.

Carbone ha fatto affiggere il divieto in tutto il paese e ha ordinato ditradurlo “nelle varie lingue straniere utilizzate dalle comunità presenti sul territorio comunale”. Tutti avvisati, insomma. Chi proprio non riesce a togliersi quella brutta abitudine farebbe bene ad avere sempre un fazzoletto a portata di mano.

Scarica il testo dell’ordinanza

EP

Krimi i klandestinitetit. Berlusconi do të firmosë referendumin e Legës

$
0
0
Ish kryeministri u zgjat dorën aleatëve të vjetër, duke mbëshetur sërish linjën kundër imigrantëve. Vetëm dy muaj më parë edhe Forza Italia kishte votuar për shfuqizimin e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt në Itali, ndërsa tani lideri i saj vendos të firmosë që të mbahet referendumi që kërkon rivënin e krimit të klandestinitetit

Romë, 29 maj 2014 – Të rifutet krimi i klandestinitetit, të shfuqizohet ligji kundër racizmit e të ndalohet punësimi në shtet i imigrantëve. Janë këta objektivat e tri referendumeve që Lega e Veriut dëshiron të çojë përpara, bashkë me tri të tjera që kanë të bëjnë me shfuqizimin e prefekturave, shfuqizimin e reformës Fornero mbi pensionet dhe rihapjen e shtëpive publike.

Edhe pse legistët janë shumë aktivë, kanë hapur pika për mbledhje firmash nëpër rrugë, kanë përsëritur apele sa herë kanë mundur, veçanërisht në fushatën zgjedhore, duket se nuk e kanë aspak të lehtë të mbledhin 500 mijë firmat e nevojshme për secilin referendum që duan të mbajnë. E koha kalon: për referendumin për rifutjen e krimit të klandestinitetit firmat duhen mbledhur deri në fillim të gushtit, për pesë çështjet e tjera, afati i fundit është fundi i qershorit.

Por tani po u vjen edhe mbështetja e Berlusconit. Me një konferencë shtypi me sekretarin e Legës, Matteo Salvini, lideri i Forza Italia do të zyrtarizojë sot pasdite firmën e tij për disa prej referendumeve. Mes këtyre, Berlusconi do të nënshkruajë edhe atë për rifutjen e veprës penale të klandestinitetit.

Duhet thënë se teknikisht firma e Berlusconit nuk ka asnjë vlerë, sepse referendumet mund të nënshkruhen vetëm nga qytetarë që e kanë të drejtën e votës dhe ai këtë të drejtë përkohësisht nuk e gëzon për shkak të dënimit penal për procesin Mediaset. Por mesazhi politik që dëshiron të japë është i qartë.

Pas humbjes së bujshme në zgjedhjet evropiane, ish kryeministri u shtrin dorën aleatëve të tij të vjetër, edhe duke mbështetur sërish linjën e tyre ksenofobe. Madje duke gjetur tek një betejë kundër imigrantëve pikën e parë të përbashkët. E bën këtë, ndërsa legistët, në Evropë, lidhen në aleancë me Front National të Marine Le Pen.

Pak vlerë ka që ligji për shfuqizimin e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt në Itali, as dy muaj më parë, kaloi në parlament edhe falë votave të Forza Italia. Pak vlerë ka që Berlusconi, nëntë muaj më parë, nënshkroi një referendum të radikalëve italianë që kërkonte pikërisht heqjen e krimit të klandestinitetit, gjë që nevrikosi jo pak liderin e asokohe të Legës, ish ministrin e Brendshëm Roberto Maroni.
Me sa duket, rikuperimi i votave, për të shkuar përtej 16,8% të marra në zgjedhjet evropiane, vlen më shumë se kthesa 180° në qëndrime brenda pak muajve, në kurriz të të huajve në Itali.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Inspektorja muratorit të huaj: “Kthehu në Perù, kështu i liron vendin të tanëve”

$
0
0
Ka ndodhur në Genova, gjatë kontrollit të zyrës së punës në një shtëpi në ristrukturim. Zyrtari i Ministrisë së Punës: “Unë në shtëpinë time nuk do të lejoja të punonin jokomunitarë!”

Romë, 29 maj 2014 – Jo rrallë të huajt dëgjojnë t’u thonë “Kthehu nga ke ardhur!”. Por që këtë t’ia thotë një inspektor pune ndërsa ushtron detyrën, është padyshim diçka e rrallë, përveçse shumë e rëndë.

Pikërisht kjo ka ndodhur në Genova, rast që sjell në faqet e Secolo XIX gazetari Dario Freccero, që është dëshmitar i ngjarjes, pasi ka ndodhur në shtëpi të tij që po ristrukturon me një ndërmarrje ndërtimi shqiptarësh.

“Javën e shkuar, sapo kishte kaluar ora 9.00. Bie dera e janë dy gra të Inspektoratit të Punës. Në atë çast, – tregon Freccero – në shtëpinë-kantier është ndërmarrja shqiptare që punon, një peruvian që bën punime në kartonxhes e një i ri shqiptar që ka  punë tjetër por në atë çast ndodhet aty për të pyetur miqtë e tij mos kanë ndonjë punë ekstra për t’ia kaluar”.

Një kontroll i zakonshëm, gjatë të cilit dy inspektoret gjejnë një parregullsi, mungon plani i koordinimit të sigurisë, i nevojshëm kur në kantier punojnë dy a më shumë firma ndërtimi njëkohësisht. Gjakrat nxehen shpejt edhe për faktin që ndërmarrja shqiptare ka pasur një kontroll tjetër një muaj më parë e në një farë mënyre ndihet “e persekutuar”.

Por më pas, diskutimi degjeneron: “Inspektorja P., ajo që duhet të të jetë më lart në gradë se tjetra, i thotë peruvianit: «… unë në shtëpinë time nuk do të lejoja kurrë të punonin jokomunitarë!»”. Përgjigjja e peruvianit nuk vonon: “Unë jetoj këtu prej shumë vitesh e paguaj taksat. E ç’duhet të bëj?”.
“Inspektorja – shkruan Freccero – përgjigjet me sarkazëm: «Kthehu në Perù, kështu ndoshta do të ketë më shumë punë për njerëzit tanë…»”.

“Këshilla” e inspektores, me këmbënguljen e të zotit të shtëpisë, e megjithë qëndresën e dy inspektoreve u vu e zezë mbi të bardhë edhe në verbalin e inspektimit. Më 10 qershor është caktuar “procesi” për parregullsitë e kantierit. Është shumë e mundur që për shqiptarët e peruvianin të mbërrijnë sanksione për mosrespektim të rregullave. Është për t’u parë nëse edhe inspektorja do të paguajë për fjalët e saj.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Lo ius soli sbarca a Treviso. Cittadinanza onoraria ai figli degli immigrati

$
0
0
Oggi la cerimonia con i ragazzi delle scuole medie. C’è anche Kyenge: “Le mie battaglie civili continuano”

Treviso, 30 maggio 2014 - Anche Treviso riconosce simbolicamente la cittadinanza italiana ai giovani nati in Italia da genitori stranieri.

Nell’ex roccaforte leghista, ora governata dal centrosinistra, oggi si celebra “La festa della Cittadinanza”. Questo pomeriggio presso l’auditorium della Fondazione Cassamarca l’amministrazione comunale ha fatto un passo avanti nel suo impegno a favore dell’intercultura e della cultura d’accoglienza. 

“La cittadinanza civica per ius soli” è stata conferita a 62 giovanissimi delle scuole medie statali del comune. Sono tutti ragazzi nati nella penisola da genitori stranieri residenti a Treviso, ma che lo stato non considera suoi cittadini per legge. L’azione simbolica è statafortemente voluta dall’assessore alle politiche per l’immigrazione Anna Caterina Cabino e condivisa da tutta la giunta.


Durante la cerimonia era presente anche la neo europarlamentare Cécile Kyenge, che nel suo primo intervento ufficiale ha dichiarato: “Sono stata eletta nella circoscrizione Nord Est e questo è il mio territorio di riferimento come parlamentare europea. Sono a Treviso a consegnare la cittadinanza civica “per ius soli” a dimostrazione che le mie battaglie civili, oltre agli impegni che mi sono assunta nel programma, continuano”.


Domani, sabato 31 maggio, altri 70 minori nati in Italia e residenti nel territorio riceveranno la cittadinanza civica a San Donà di Piave. Sarà proprio il consigliere comunale di Treviso Said Chaibi, primo figlio di migranti a sedere tra i banchi di Palazzo dei Trecento, ad aprire la cerimonia di consegna degli attestati di cittadinanza civica da parte dell’amministrazione sandonatese.

S.O.

Grillo: “Farage? Nuk është racist, mbi imigracionin e mendon si ne”

$
0
0
Lideri i Lëvizjes 5 Yjet për të përditshmen angleze Tepegraph. “Kreu i UKIP nuk është siç e përshkruajnë, vetëm dëshiron të kontrollojë imigracionin në Evropë”

“Nigel Farage nuk është siç e përshkruajnë, tamam si unë që nuk jam racisti e nazisti i rrëfyer nga gazetat italiane”.

Në një intervistë të botuar nga e përditshmja angleze The Telegraph, Beppe Grillo u përgjigjet atyre që e akuzojnë se në Evropë po kërkon të lidhë aleancë me një racist. Akuza që vijnë edhe nga gjiri i Lëvizjes 5 Yjet, me parlamentarë të shqetësuar për takimin me liderin e United Kingdom Indipendence Party, UKIP.

Farage, shpjeggon Grillo, “dëshiron kontrollin e imigracionit në Evropë njësoj si ne”. “Nuk është e vërtetë se është racist” shton, duke nënvizuar faktin se UKIP ka zgjedhur të mos bëjë aleancë me Legën e Veriut.

Në programin e botuar në faqet internet të partisë angleze shkruhet “Duam të rimarrim në dorë kontrollin e kufinjve tanë dhe të imigracionit”. Edhe “imigrantët duhet të mbajnë financiarisht veten dhe familjet e tyre për pesë vjet. Çka nënkupton sigurim shëndetësor privat (me përjashtim të kurave urgjente), shkollim privat dhe shtëpi private. Duhet të vënë para në arkën e kursimit përpara se të marrin”. UKIP propozon edhe një “sistem vizash me pikë e lejesh qëndrimi të kufizuara në kohë” dhe është i mendimit që “dëshmia e një sigurimi privat duhet të jetë kusht paraprak për hyrjen e migrantëve dhe të turistëve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Lidhja me UKIP e liderit të tyre ka krijuar pështjellim mes parlamentarëve të M5S, që deri tani janë treguar të hapur ndaj imigracionit, më shumë se Grillo. Edhe shfuqizimi i veprës penale të klandestinitetit, për shembull, lindi nga një amendament i tyre, ide që Grillos nuk i pëlqeu aspak, por u mbështet nga aktivistët. Një tjetër shembull është edhe një projekt ligj i M5S, propozon reformimin domethënës të shtetësisë për brezat e dytë.

Grillo thotë se marrëveshja me UKIP akoma nuk është nënshkruar, “takimi vlejti për t’u njohur”. Aleanca, shton kreu politik i Lëvizjes 5 Yjet, do të bëhet vetëm nëse mbërrin dritë e gjelbër nga aktivistët. Natyrisht, përmes të zakonshmit referendum online.

“Ne nuk do të ndryshojmë programin [që ia vlen të kujtohet, as nuk përmend gjëkundi imigracionin], nuk do të ndryshojmë idetë tona, por nëse flasim për koncepte si demokracia e drejtpërdrejtë kemi diçka të përbashkët” shton Grillo.

Lëvizjes 5 Yjet, sidoqoftë, i nevojiten aleatë në Europarlament. “Me 17 deputetë – pranon edhe Grillo – po të formosh një grup të pavarur mbetesh jashtë loje”. 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Puglia. Sekuestrohen mëse 1,7 tonë drogë në dy ditë

$
0
0
Më 31 maj sekuestrohen 1.270 kg në portin e Barit, ndërsa më 2 qershor mbi 470 kg në bregdetin e Cesines

Romë, 3 qershor 2014 – Që lumë droge hyn nga Shqipëria është tashmë e njohur për forcat e rendit të Puglias. Që ky lumë është fryrë kohët e fundit për shkak “të rritjes së prodhimit të marihuanës në Shqipëri” e pohoi në Tiranë edhe Cataldo Motta, prokuror anti mafia i distriktit të Lecces. Dhe, sikur të ishte e nevojshme, vërtetojnë fjalët e prokurorit dy sekuestrimet e fundit të mëse 1,7 tonë marihuanë e hashash në 48 orë.

Disa çanta të mbushura me lëndë narkotike u gjetën natën duke gdhirë 2 qershori në plazhin  e lokalitetit Le Cesine. Të vëna në lëvizje nga një telefonatë anonime, forcat e rendit kanë zbuluar e sekuestruar 403 pako me 432 kg marihuanë e 64 pako me 31,5 kg hashash dhe një gomone që sipas forcave të rendit është përdorur për të sjellë nga Shqipëria në Itali drogën. Forcat e rendit nuk kanë mundur të kapin as skafistët e mundshëm e as ata që duhet të prisnin mallin në breg, që me siguri janë zhdukur sapo kanë kuptuar se janë zbuluar. Sipas policisë, e hedhur në treg, droga “do të kishte sjellë fitime për qindra mijëra euro”.

Një sasi akoma më e madhe u sekuestrua më 31 maj në portin e Barit. Financierët dhe agjentët e doganave, gjatë një kontrolli të imët të një kamioni të sapo zbarkuar kanë gjeur të fshehur në rimorkio 1.177 pako me 1.270 kg marihuanë. Droga është sekuestruar dhe është arrestuar shoferi i kamionit, një 34-vjeçar shqiptar, që është mbyllur në burgun e Barit me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kjo e Barit, që e hedhur në treg mund të sillte fitime për 13 milionë euro, është një ndër ngarkesat më të mëdha të sekuestruara kohët e fundit.

 


Fyle: KE rekomandon statusin për Shqipërinë pa asnjë hezitim

$
0
0
Komisioni Europian konfirmon rekomandimin e tij për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Ky është përfundimi i raportit të ri të KE të botuar sot që vlerëson përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe reformën në drejtësi. Ky raport do të jetë baza, mbi të cilën më 27 qershor do të vendoset për dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë

Tiranë, 4 qershor 2014 - “Pa pikë dyshimi KE rekomandon statusin”. E thotë komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle gjatë takimit të tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë, që po zhvillohet në Hotel Sheraton, në Tiranë. Fyle u shpreh se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe kjo falë punës dhe përpjekjeve të qeverisë së shkuar dhe kësaj aktuale”.

Fjalët e Fyles përforcohen nga raporti i botuar sot që mes konkluzioneve shkruan “bazuar në të dhënat e raportit, Komisioni Evropian konfirmon rekomandimin e tij se Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin kandidat”.

Raporti është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.

“Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, veçanërisht ato që lidhen me statusin kandidat.

Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh.

Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëvë narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të  organizuar.

Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, vecanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, vlerëson raporti. Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se cfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e Integrimit europian.

“Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian.

Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyce, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nënvizon raporti.

Rama: Është një rekomandim i pastër pa asnjë presje pas PO-së

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Komisonerin për Zgjerim, Stefan Fyle, kryeministri Edi Rama deklaroi se progres-raporti ka konfirmuar me një PO të fortë dhe të qartë rekomandimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, bazuar në argumenta konkrete për konsolidimin e një rruge të nisur rezultatesh të prekshme qysh në muajt e parë të qeverisjes sonë.

“Progres-raporti dëshmon dhe thekson punën e qeverisë si një punë që meriton të njihet dhe vlerësohet për vetë Shqipërinë me dhënien e statusit të vendit kandidat për vendin tonë”, tha Rama. Kryeministri bëri të ditur se ky Progres-raport ka një nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim apo alibi, se pse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat.

“Është një rekomandim i pastër pa asnjë presje pas po-së”, deklaroi Rama.
“Pavarësisht votimit në dhjetor nga vendet anëtare, përforcimi i KE-së na bën të ndihemi mirë në raport me të gjithë shqiptarët sepse puna ka vazhduar pa asnjë lëkundje, asnjë më dyshje, pa asnjë ulje të ritmit të reformave dhe përpjekjeve të gjithanshme transformuese”.

Kryeministri falënderoi Komisionerin Fyle dhe skuadrën e tij që ai e quajti të palodhur dhe durimplotë të tij për të na mbështetur dhe për të na ndihmuar në gjithë këtë proces të vështirë. Po ashtu, vlerësoi edhe punën e bërë nga kabineti i tij si dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta.
“Falënderoj edhe kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu, tha Rama, e cila nga pozicioni institucional ka patur rolin e vet të çmuar në këtë proces”.

 

Shkarko Raportin e Komisionit për Këshillin dhe Parlamentin Evropian

REPORT FROM THE COMMISSION TO THE COUNCIL AND THE EUROPEAN PARLIAMENT
on Albania’s Progress in the Fight Against Corruption and Organised Crime and in the Judicial Reform

ANSA: “Brukseli jep ok për njohjen e statusit Shqipërisë, topi u kalon 28 vendeve anëtare”

$
0
0
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Komisioni jep “dëftesën” me vlerësime pozitive për Shqipërinë, por dhënia e statusit në mbledhjen e 27 qershorit nga qeveritë e vendeve anëtare nuk është e sigurt

Romë, 5 qershor 2014 – “Komisioni evropian promovon sërish Tiranën: Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropia”. Është “dëftesa” e fundit e dhënë nga Komisioni evropian, shkruan Ansa që nënvizon se vlerësimet e Komisionit janë për 28 vendet anëtare të cilat do të thonë fjalën e fundit në Këshillin e BE-së në fund të qershorit.

“Komisioni evropian konfirmon rekomandimin që Këshilli t’i japë Shqipërisë statusin e kandidatit” lexohet në relacionin e Brukselit, që merr në konsideratë në mënyrë të veçantë sektorë si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E mbi këto aspekte Shqipëria dhe vendet mbështetëse të saj, mes të cilave bën pjesë edhe Italia, javët e ardhshme duhet të bindin vendet më skeptike mes 28 anëtareve të BE-së: Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Danimarkën dhe Holandën.

Komisioni evropian, kujton Ansa, kishte rekomanduar dhënien e statusit edhe dhjetorin e shkuar, por Këshilli i BE-së kërkoi një “dëftesë” vlerësimesh të re, duke shtyrë vendimin për në qershor 2014. Pas vlerësimeve të botuara më 4 qershor, topi u kalon sërish Shteteve anëtare, vendimi i të cilave, pas rritjes së ndjeshme të euroskeptikëve në zgjedhjet e fundit, nuk është i sigurt.

Ndër vendet e Ballkanit perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia janë pjesë e BE-së, janë zyrtarisht kandidate për t’u bashkuar me të Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Raporti KE: “Këshilli duhet t’i njohë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”

$
0
0
Ja çfarë shkruhet në raportin e Komisionit që përtërin rekomandimin për njohjen e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.

Në raportin e tij, Komisioni del në konkluzionet pozitive se “Shqipëria ka vazhduar zbatimin dhe përforcimin e masave në kuadrin e reformave të Integrimit Evropian, sidomos ato që kanë të bëjnë me statusin e vendit kandidat”. Njeh “vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe goditjen e korrupsionit dhe reformat strukturore” në luftën kundër krimit të organizuar, se “hetimet kanë sjellë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda”, se “Shqipëria ka dëshmuar përkushtim ndaj reformës në sistemin gjyqësor”, për përmirësimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit të sistemit.

Teksti i plotë:

Raporti i Komisionit për Këshillin dhe Parlamentin Evropian
Mbi progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në reformën e sistemit gjyqësor

1. Hyrje

Ky Raport vjen në përgjigje të Përfundimeve të Këshillit të 17 dhjetorit 2013 ku deklarohej se:

“Mbi bazën e raportit që do të paraqitet nga Komisioni, Këshilli do të shqyrtojë zbatimin në vijimësi të strategjive për antikorrupsionin dhe reformën në gjyqësor, si edhe të legjislacionit relevant të miratuar kohët e fundit dhe vijimin e trendit të hetimeve dhe ndjekjeve penale proaktive, përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar. Në dritën e këtij raporti dhe me mirëkuptimin se Shqipëria do të konsolidojë progresin inkurajues të arritur deri tani, Këshilli mirëpret vendimin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë në qershor 2014, që duhet të miratohet nga Këshilli Evropian“.

Në përputhje me kërkesën e Këshillit, ky raport fokusohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformën në gjyqësor, duke nënvizuar disa arritje kyçe shtesë në fusha të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Raporti mbulon periudhën që nga publikimi i Progres Raportit të fundit, si dhe bazohet në informacionin e mbledhur dhe të analizuar nga Komisioni, përfshi kontributet e dorëzuara nga Shqipëria, misionet e vlerësimit dhe kontaktet periodike me Shtetet Anëtare dhe organizatat ndërkombëtare.

Gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka demonstruar veprime konkrete dhe vullnet politik në fushën e reformave të integrimin evropian, duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh. Në nëntor, qeveria dhe opozita bashkuan forcat për miratimin e një rezolute për integrimin në BE. Që atëherë, të dy krahët e kanë mbështetur integrimin në BE, edhe pse forcimi i mëtejshëm i konsensusit është dashur të përballet me një klimë konfrontuese në rritje ndërmjet qeverisë dhe opozitës, e cila, ndër të tjera, është tërhequr nga votime kyçe në disa komisione parlamentare.

 

Dialogu i Nivelit të Lartë (DNL) për prioritet kyçe u iniciua në nëntor për të mbështetur integrimin evropian të Shqipërisë, duke u fokusuar në prioritetet e reformave kyçe. Në mbledhjen e dytë të DNL-së në fillim të marsit, Shqipëria paraqiti udhërrëfyesin me masa afatmesme për plotësimin e prioriteteve kyçe, për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në këtë takim, qoftë qeveria qoftë opozita treguan përkushtim konstruktiv ndaj reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.

2. Zhvillimet e fundit

Ligji i ri për Nëpunësin Civil (LNC) u miratua më 26 shkurt 2014 dhe aktet nënligjore të tij u miratuan në kohë për hyrjen e ligjit në fuqi më 1 prill. Ky është një hap madhor përpara për të forcuar profesionalizimin dhe meritokracinë, si edhe luftën ndaj politizimit, paefektshmërisë dhe korrupsionit në një gamë të gjerë institucionesh publike. Monitorimi i zbatimit është thelbësor. Që nga tetori, problemet lidhur me largimet nga puna dhe uljen në detyrë të stafit, kryesisht për shkak të masave disiplinore dhe ristrukturimeve të institucioneve publike krijuan tension politik. Në këto kushte, qeveria ngriu të gjitha rekrutimet nga marsi deri në korrik, për të lejuar që Ligji i ri të bëhej plotësisht i zbatueshëm, në përpjekje për të siguruar proces rekrutimi të fortë dhe transparent. Respektimi i plotë i legjislacionit të zbatueshëm dhe i vendimeve të gjykatave është thelbësor.

Parlamenti ka ndërmarrë masa për forcimin e rolit mbikëqyrës mbi institucionet e pavarura. Megjithatë, ka pasur polemika në lidhje me krijimin, emërimet dhe performancën e një sërë institucionesh dhe autoritetesh të pavarura që përgjigjen para Parlamentit. Është thelbësore që të zbatohet plotësisht legjislacioni përkatës dhe të forcohet profesionalizimi i këtyre institucioneve. Procedura e zgjedhjes së titullarëve dhe bordeve të këtyre institucioneve me shumicë të thjeshtë në Parlament, mbetet një problem shqetësues, sepse kjo rrezikon të ndikojë në pavarësinë e tyre. Ndryshe nga rasti i legjislacionit për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), legjislacioni i ri i hartuar do të përfitonte nga shqyrtimi i ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare ka kërkuar mision ekspertësh për të vlerësuar performancën, strukturën dhe kapacitetet e institucioneve të pavarura, me qëllim forcimin e funksionimit dhe pavarësisë së tyre.

Qeveria është e vendosur të vazhdojë reformën ekonomike dhe të forcojë qeverisjen ekonomike, në mënyrë që t’i japë një hov të ri rritjes ekonomike dhe konkurrueshmëria. Është ngritur Këshilli Ekonomik Kombëtar i kryesuar nga Kryeministri dhe me pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit, që ka për qëllim drejtimin dhe koherencën e reformave ekonomike. Stabiliteti makroekonomik vazhdon të forcohet përmes një politike monetare të shëndoshë dhe inflacioni që mbetet në nivele të ulëta. Konsolidimi fiskal i domosdoshëm do të lehtësohet nga marrëveshja e huas e lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kjo marrëveshje do të mundësojë pagimin e borxheve të mëdha të grumbulluara gjatë tre viteve dhe do të nxisë reforma të qenësishme në lidhje me menaxhimin e financave publike, tatimet, sistemin e pensioneve dhe energjetikën. Tashmë, reformat kanë rezultuar në rritje të të ardhurave tatimore dhe doganore, ndërkohë që janë shtuar hetimet ndaj skemave të mashtrimit dhe evazionit me TVSh-në. Programi Ekonomik dhe Fiskal 2014-2016 përcakton kuadrin për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik dhe tregon reformat strukturore në disa fusha kyçe, përfshirë përforcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve si edhe përballimin e problemeve të tregut të punës.

Në lidhje me krizën në Ukrainë dhe Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Shqipëria e ka rreshtuar veten në linjë me deklaratat dhe qëndrimet e BE-së.

3. Politika antikorrupsion

Që në tetor, autoritetet shqiptare kanë forcuar më tej kuadrin ligjor dhe institucional kundër korrupsionit. Në nëntor u emërua Koordinatori Kombëtar i Antikorrupsionit (KKAK), i cili koordinon aktivitetet e organeve shtetërore dhe të institucioneve të pavarura, në nivel qendror dhe vendor. Për ta lehtësuar këtë proces, është ngritur një rrjet koordinatorësh antikorrupsion (pika kontakti) në të gjitha ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura.

Mandati i koordinatorëve përfshin raportimin te KKAK-në, dhënien e udhëzimeve për nëpunësit përkatës dhe monitorimin e zbatimit të strategjisë antikorrupsion në institucionet dhe ministritë e tyre. Në prill, KKAK finalizoi Strategjinë Kombëtare Antikorrupsion që u konsultua gjerësisht me shoqërinë civile dhe sektorin privat, por që mbetet për t’u miratuar. Strategjia duhet të shoqërohet me plane veprimi gjithëpërfshirëse.

Me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale (KPP) të miratuara në mars, kompetenca lëndore për veprat penale të korrupsionit nga zyrtarë të nivelit të lartë është transferuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, me përjashtim të veprave penale të abuzimit me detyrën. Korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, nëpunësve të drejtësisë, zyrtarëve të nivelit të lartë dhe të zgjedhurve vendorë, tashmë janë nën juridiksionin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me qëllim që korrupsioni i nivelit të lartë të bëhet më i dukshëm. Mbetet për t’u përcaktuar në legjislacion përkufizimi për

“zyrtarët e nivelit të lartë” dhe “të zgjedhur vendorë”.

Në mars, u bë i mundur në ligj sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprat penale të korrupsionit.

Në maj u hartua një ligj i ri për aksesin në informacion, që parashikon sanksione administrative dhe procedurat për shqyrtimin e ankesave drejtuar Komisionit për të Drejtën e Informacionit dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale.

Ndryshimet në ligjet për deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit të realizuara në prill 2014 janë në procedurë miratimi. Ligji i rishikuar për konfliktin e interesave e shtrin ndalimin për të lidhur marrëdhënie kontraktore me organet publike edhe te gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe të apelit. Për më tepër, dorëzimi i informacionit të rremë është bërë tashmë vepër penale, çka tregon përkushtimin për të luftuar konfliktin e interesit. Ligji për deklarimin e pasurisë tani kërkon që zyrtarët publikë të depozitojnë në bankë pasuritë e tyre me vlerë mbi 1,5 milionë Lek (rreth 10.700 Euro).

Për sa i përket bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese si për antikorrupsionin ashtu edhe për krimin e organizuar, në dhjetor u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes Prokurorisë së Përgjithshem, Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, që synon të krijojë një platformë të përbashkët për nxitjen e hetimeve proaktive. Në tërësi, bashkëpunimi ndërmjet agjencive ligjzbatuese duhet të forcohet, përfshirë një sistem të sigurt shkëmbimi informacioni, me qëllim rritjen e efektshmërië së hetimeve.

Në prill, numri i prokurorëve për antikorrupsionin në prokuroritë e rretheve gjyqësore u rrit nga 22 në 33.

Për sa i përket historikut të rezultateve, numri i çështjeve të korrupsionit të denoncuara në prokurori nga Policia e Shtetit është rritur me 16% në periudhën tetor 2013 deri në mars 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Dënimet nga gjykatat e rretheve gjyqësore janë ulur me 8% në të njëjtën periudhë, ndërsa dënimet nga Gjykatat e Apelit janë rritur me 81%. Janë në proces pesë hetime për korrupsion në sistemin gjyqësor, dhe ka pasur një dënim brenda sistemit gjyqësor nga Gjykata e Apelit. Për sa i përket zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë, pritet të gjykohen pesë çështje me 25 të pandehur, dhe po hetohen dy çështje për abuzim me detyrën dhe pretendime të tjera të ngjashme. Në tërësi, numri i hetimeve dhe i dënimeve mbetet i ulët, sidomos në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë. Numri i lartë i hetimeve për korrupsion, nuk çon në dënime me vendim të formës së prerë, gjë që vë në dukje nevojën për të forcuar pavarësinë, efektshmërinë dhe llogaridhënien e gjyqësorit, si edhe nevojën për të forcuar kapacitetet e policisë dhe të prokurorisë.

Për të adresuar mangësitë në efektshmërinë e hetimevedhe bashkëpunimin ndërinstitucional, nga maji zhvillohen takime mujore të kryesuara nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Vazhdon të ketë disa pengesa, si dispozitat për përgjimin elektronik dhe mbikëqyrjen, afatet për hetimet, pranueshmëria e provave nga gjykata dhe, në tërësi, hetimet vazhdojnë të bëhen vetëm mbi bazë denoncimi. Aftësitë hetuese të agjencive ligjzbatuese kanë nevojë të forcohen, përfshirë trajtimin e krimit financiar dhe ekonomik. Kuadri ligjor ekzistues duhet të përmbajë dispozita juridike që e lejojnë Policinë e Shtetit të marrë të dhëna për qëllime hetimi nga institucionet publike dhe subjektet private që ofrojnë shërbime publike, si dhe që mundësojnë sanksione parandaluese në rast mosrespektimi të ligjit. Shqipëria inkurajohet të fusë veprën penale të pasurimit të paligjshëm si një sinjal pozitiv. Nevojiten përpjekje të mëtejshme në lidhje me mekanizmat ndëshkues në rastin e mosrespektimit të Memorandumit të Mirëkuptimit.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) ka marrë masa për të përmirësuar performancën e vet në tremujorin e parë të 2014-ës. Çështjet e fshehjes së pasurisë të denoncuara në Prokurori përfshijnë tre gjyqtarë, një prokuror, një ambasador dhe dy inspektorë. Në tërësi, si IDKLPKI dhe organet e inspektimit të brendshëm duhet të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë më proaktive, duke u fokusuar te pasuria e pajustifikuar përmes një vlerësimi më të mirë të riskut dhe kryqëzimit të të dhënave të veta me ato që paraqiten në deklaratat e pasurisë dhe konfliktit të interesit. Thelbësore në këtë drejtim është që deklaratat e pasurisë të vihen në dispozicion të agjencive ligjzbatuese dhe atyre të hetimit. Publikimi i deklaratave të pasurisë, siç parashikohet në udhërrëfyesin për prioritetet kyçe, do të forcojë llogaridhënien dhe përpjekjet për të zbuluar pasuritë e pajustifikuara.

Nëtërësi, ka ekzistuar vullneti politik për të vepruar me vendosmëri për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit. Reformat strukturore që janë iniciuar, dëshmojnë për një përqasje gjithëpërfshirëse ku angazhohen një gamë e gjerë institucionesh. Konsultimi i gjerë për hartimin e strategjisë antikorrupsion tregon se qeveria synon të përfshijë shumë grupe interesi. Ka nisur puna ndërinstitucionale për të forcuar hetimet proaktive, analizën sistematike të riskut, si dhe për të kapërcyer pengesat me qëllim përmirësimin e efektshmërisë së hetimeve. Për ta çuar përpara integrimin evropian, Shqipëria duhet të fokusohet në zbatimin e legjislacionit në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit, rritjen e hetimeve proaktive dhe miratimin e masave që i bëjnë hetimet më të efektshme, me qëllim që të konsolidohen përpjekjet fillestare dhe të krijohet një historik solid hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh me vendime të formës së prerë për çështje korrupsioni. Thelbësore në luftën kundër korrupsionit do të jetë edhe reforma e thellë në gjyqësor.

4. Lufta kundër krimit të organizuar

Që në tetor janë bërë disa ndryshime organizative në Policinë e Shtetit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është hartuar legjislacion kyç për organizimin dhe trajnimin e policisë e kontrollin e armëve të zjarrit. Në mars filloi konkurrimi i hapur për rekrutimin e stafit të ri në Policinë e Shtetit. Pavarësisht situatës së vështirë buxhetore, fondet e akorduara për rrogat e policisë u rritën me 10% në vitin 2014. Që nga shtatori, 39 oficerë policie janë pushuar nga puna për arsye disiplinore. Për sa i përket terrorizmit të financuar përmes krimit të organizuar, pranë Policisë së Shtetit është ngritur një Njësi e re Antiterrori.

Policia ka organizuar operacione të suksesshme në fushat e luftës kundër lëndëve narkotike, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parasë dhe konfiskimit të lëndëve plasëse brenda vendit, si dhe ka marrë pjesë në operacione të ngjashme jashtë Shqipërisë. Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe gjyqësor, në janar u ratifikua Protokolli i Katërt Shtesë i Konventës Evropiane për Ekstradimit. Në total, 25 komisione-rogatore kanë mbërritur në Shqipëri nga Shtetet Anëtare të BE-së nga tetori 2013 deri në fund të prillit 2014. Në të njëjtën periudhë, 34 persona janë ekstraduar nga Shtetet Anëtare të BE-së, ndërsa autoritetet shqiptare ekstraduan 49 persona drejt Shteteve Anëtare të BE-së. Policia e Shtetit nënshkroi një Protokoll Operacional me Departamentin e Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme të Italisë. Shqipëria po punon me Italinë dhe Greqinë për ngritjen e një qendre të përbashkët policore për të goditur aktivitetet e paligjshme ndërkufitare në Sarandë. Po mbahen takime periodike me zyrtarët ndërlidhës të vendeve partnere me qëllim shkëmbimin e informacion mbi hetimet ndaj pasurive kriminale.

Në dhjetor, Shqipëria nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi operacional me Europol-in, që u ratifikua më 20 mars. Shkëmbimi i informacionet lehtësohet nga vendosja e një oficeri ndërlidhësi shqiptar pranë Europol-it. Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria mori pjesë në një operacion ndërkombëtar, policor me mbështetjen e Europol-it, për zbulimin e automjeteve të vjedhura dhe të trafikuara; si rezultat, u ndoqën penalisht 24 autorë. Autoritetet duhet të përdorin në mënyrë më aktive të gjitha mjetet në dispozicion për bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe të rrisin dislokimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Kapacitetet për të përdorur teknikat speciale të hetimit duhet të forcohen përmes forcimit të kuadrit ligjor dhe procedural.

Në lidhje me luftën kundër trafikimit tëqenieve njerëzore, Koordinatori Kombëtar Anti-Trafikim (KKAT) ka rigjallëruar mekanizmin kombëtar të referimit, duke intensifikuar parandalimin dhe ndërgjegjësimin, si edhe duke finalizuar strategjinë e re kombëtare dhe planin e veprimit 2014-2016. Për herë të parë, KKAT-së i është akorduar buxhet i veçantë në vitin 2014. Tri njësi të lëvizshme u ngritën në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan, gjë që rezultoi në rritjen e numrit të identifikuar të viktimave dhe viktimave potenciale. Drejtoritë rajonale policore dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda organizojnë bashkë takime mujore. Në adresim të punës së detyruar dhe trafikimit të brendshëm, Inspektorati i Punës ka nisur inspektimet në klubet e natës, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Një numër telefoni special për viktimat e trafikimit është funksional që në mars, si dhe që në nëntor 2013, ato përfitojnë ndihmë juridike me ulje 30% të tarifave të avokatëve. Ndryshimet e fundit në Kodin Penal për trafikimin e qenieve njerëzore duhet të aplikohen me kujdes të veçantë, duhet të forcohen strukturat përgjegjëse për zbatimin e tyre, si edhe të intensifikohen hetimet e rasteve të trafikimit të brendshëm. Numri i dënimeve për trafikim të qenieve njerëzore mbetet i ulët. Duhet të forcohen kapacitetet për vlerësimin e riskut dhe kërcënimeve në lidhje me identifikimin e viktimave të trafikimit, me qëllim që ky fenomen të luftohet në mënyrë proaktive.

Për sa i përket luftës kundër pastrimit tëparave, në periudhën nga tetori 2013 deri në mesin e prillit 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës, ka pasur një rritje të lehtë të veprave penale të pastrimit të parasë referuar nga policia pranë prokurorisë, me pothuaj të njëjtin numër keqbërësish. Sidoqoftë, numri i dënimeve për pastrimin e parasë mbetet i ulët.

Nga tetori 2013 deri në fund të marsit, Policia e Shtetit ka referuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda 45 çështje për fillimin e hetimeve ndaj pasurisë, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhën të vitit pararendës. Hetimet financiare duhet të kryhen sistematikisht dhe duhet të forcohen kapacitetet për kryerjen e tyre në mënyrë të efektshme, gjë që do të rritë konfiskimet e produkteve të krimit.

Për sa i përket krimit ekonomik, Policia organizoi një operacion të madh në tetor-dhjetor 2013, me objekt lokalet e paligjshme të lojërave të fatit; kjo çoi në hetimin e 720 veprave penale në fushën e krimit ekonomik, si edhe në sekuestrimin e sasive të mëdha të makinetave me vlerë totale 8,5 milionë Euro. Sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive duhet të bëhen në mënyrë sistematike.

Kapacitetet e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) për të monitoruar aspektet operacionale të luftës kundër krimit të organizuar janë rritur falë përmirësimit të 7 radarëve bregdetarë, që mbulojnë të gjithë ujërat territorialë kombëtare. Sistemi online TIMS për shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive ligjzbatuese është plotësisht funksional. Janë zhvilluar trajnime të përbashkëta për forcimin e aftësive operacionale të personelit të shërbimit. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar kryerjes së një analize risku për skadimin e moratoriumit të skafeve.

Për sa i përket luftës kundër drogës, po zbatohet Plani Kombëtar kundër kultivimit të drogës. Nga tetori 2013 deri në mars 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës, ka pasur rritje të drogës së kapur marijuanë (18,8 t kundrejt 13,6 t) dhe kokainë (14,5 kg kundrejt 1,7 kg) dhe ulje të heroinës (25,6 kg kundrejt 44,8 kg). Asgjësimi publik i drogës është kryer në mars, prill dhe maj. Shtimi i numrit të operacioneve çoi në rritjen e ndjekjeve penale për trafik drogë gjatë kësaj periudhe. Hetimet për rastet e drogës duhet të shoqërohen sistematikisht me hetime financiare paralele. Nevojitet intensifikim i kontrolleve sistematike të kufirit detar, me qëllim zvogëlimin e hapësirave për itineraret e drogës. Bashkëpunimi ndërkombëtar me Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Belgjikën, SHBA-në dhe Kosovën çoi në arrestimin e 51 të dyshuarve për trafikim ndërkombëtar droge gjatë të njëjtën periudhë, kundrejt 31 arrestimeve në të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Duhet intensifikuar lufta kundër rrjeteve të trafikimit të drogës, përmes bashkëpunimit të mëtejshëm ndërkombëtar dhe përdorimit të teknikave speciale të hetimit, bazuar në vlerësim kërcënimi, si edhe e shoqëruar paralelisht me hetime financiare. Duhet të intensifikohen masat konkrete për çrrënjosjen e plantacioneve me bimë narkotike. Në Planin Kombëtar kundër kultivimit të drogës duhet të përcaktohen indikatorë për matjen e performancës si edhe rezultatet e pritshme.

Nëtërësi, janë përgatitur për miratim ndryshime organizative dhe legjislacion kryesor për organizimin dhe trajnimin policor si edhe kontrollin e armëve të zjarrit. Bashkëpunimi ndërkombëtar policor dhe gjyqësor është intensifikuar përmes zbatimit të marrëveshjeve të ekstradimit. Mekanizmi kombëtar i referimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore është ringjallur përmes rritjes së bashkëpunimit të autoriteteve ligjzbatuese. Hetimet kanë gjeneruar disa rezultate pozitive në luftën kundër drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parasë. Lufta kundër kultivimit të drogës duhet të intensifikohet. Për të avancuar me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria duhet të konsolidojë historikun e rezultateve (track record) në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimit të efektshmërisë të hetimeve proaktive dhe përdorimit sistematik të hetimeve financiare, forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar kur përfshihet edhe Europol-i, si edhe intensifikimit të përpjekjeve për të goditur çdo formë krimit të organizuar.

5. Reforma në Sistemin Gjyqësor

Në janar u shpallën masat e reformës në gjyqësor, me qëllim rritjen e efektshmërisë të sistemit gjyqësor. Shqipëria kërkoi bashkëpunimin e Komisionit të Venecias dhe hartoi një udhërrëfyes për plotësimin e pesë prioriteteve kyçe, ku përfshihen edhe reforma në sistemin e drejtësisë. Procesi i hartimit të strategjisë 2014-2020 ka nisur. Në shkurt, pranë Ministrisë së Drejtësisë është ngritur një grup pune këshillimor për reformën në sistemin gjyqësor.

Në mars, Shqipëria i kërkoi Komisionit të Venecias të vlerësojë dy paketa të amendamenteve të Kodit të Procedurës Civile dhe Penale. Njëra nga paketat e ndryshimeve u jep kompetencë gjyqtarëve të vendosin gjoba për avokatët të cilët në mënyrë të përsëritur mungojnë në seancat gjyqësore civile dhe penale, ndërsa e dyta kufizon llojet e ankimeve që mund të ngrihen në Gjykatën e Lartë. Këto ndryshime synojnë të zvogëlojnë ngarkesën e punës së gjykatave dhe të rritin efektshmërinë e tyre. Synohet që asistenca e Komisionit të Venecias të shtrihet gradualisht në një gamë të gjerë temash.

Në përputhje me dispozitat e ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile, shumica e rasteve civile në Gjykatën e Lartë janë duke u shqyrtuar nga një panel prej tre gjyqtarësh. Nevojiten masa të mëtejshme për ta bërë më të efektshëm funksionimin e Gjykatës së Lartë. Këto përfshijnë harmonizimin dhe publikimin e vendimeve të gjykatave, amendamentet e Kodit të Procedurës Penale që ndryshojnë procedurat e aplikuara në Gjykatën e Lartë, në lidhje me përbërjen e paneleve që shqyrtojnë çështjet penale, miratimin e dispozitave me synim uljen e numrit të ankimeve, përfundimin e riorganizimit të brendshëm në vijueshmëri të Gjykatës, si dhe plotësimin e 3 vendeve ende të lira në Gjykatë.

Publikimi i fundit, për herë të parë, i një listë të plotë të gjyqtarëve me të dhëna për rangun e tyre është një hap në drejtim të rritjes së transparencëstë sistemit për emërimin, ngritjen në detyrë dhe transferimin e gjyqtarëve. Vlerësimi i gjyqtarëve duhet të ndiqet në lidhje me periudhën 2007 – 2009 dhe vitet pasuese. Nevojiten masa shtesë për të siguruar që procedurat në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë për emërimin, ngritjen në detyrë dhe transferimin e gjyqtarëve të bazohen ekskluzivisht në meritat dhe kriteret e tjera objektive të aplikuesit.

Sistemi Elektronik Unik i Administrimit të Çështjeve (ICMIS), që siguron një shpërndarje të rastësishme dhe transparente të çështjeve për gjyqtarët dhe që është i dobishëm për të monitoruar çështjet e prapambetura, nuk aplikohet akoma nga të gjitha gjykatat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatën e Krimeve të Rënda, Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda dhe Gjykatat Administrative të sapokrijuara, ku sistemi nuk është operativ.

Vendimet gjyqësore duhet të jenë në dispozicion për të gjithë praktikuesit dhe publikun e gjerë. Vendimet duhet të publikohet në një bazë të dhënash të kërkueshme, me arsyetim përkatës dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në lidhje me veprat penale të korrupsionit nga ana e zyrtarëve shtetërorë të nivelit të lartë (shih kapitullin 3. Politikat Anti-korrupsion) paraqesin procedurat që rregullojnë heqjen e imunitetit të tyre. Në rastin e gjyqtarëve të zakonshëm, autorizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me kërkesë të prokurorit, është i nevojshëm për kontrollimin personal dhe të shtëpisë, si dhe për çdo formë të heqjes së lirisë. Për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, i takon Prokurorit të Përgjithshëm t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të autorizojë heqjen e imunitetit. Ndryshe nga gjyqtarët dhe prokurorët e zakonshëm, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të asaj Kushtetuese mbeten nën juridiksionin e Gjykatës së Lartë për veprat penale që lidhen me korrupsionin.

Informacioni për gjashtë raste të korrupsionit të dyshuar brenda gjyqësorit është dërguar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë tek Prokurori i Përgjithshëm

Që nga tetori 2013, Ministri i Drejtësisë ka nisur procedimet disiplinore ndaj 19 gjyqtarëve, të cilat janë kaluar për shqyrtim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Deri më sot, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka trajtuar pesë prej këtyre rasteve, duke pushuar një gjyqtar, transferuar një gjyqtar në një gjykatë të një niveli më të ulët për dy vjet, dhe duke dhënë paralajmërim për shkarkim për 3 gjyqtarë. Në një rast të veçantë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi në dhjetor 2013 një gjykatës nga ushtrimi i detyrave të tij në pritje të një vendimi përfundimtar. Me iniciativë të Ministrit të Drejtësisë kanë nisur procedurat ndaj dy prokurorëve. Duhet të përforcohet sistemi disiplinor, të shqyrtohet roli i Ministrit të Drejtësisë në procedurën disiplinore, si dhe brenda Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zbatohen me efektshmëri rregulla të reja për imunitetin e gjyqtarëve, dhe të krijohet një historik rezultatesh për ndëshkimet.

Për sa i përket efektshmërisë, në nëntor 2013 u ngritën të gjashta Gjykatat Administrative, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë. Emërimi i gjyqtarëve në këto gjykata, që ndër të tjera gjykojnë edhe çështjet e përcjella nga gjykatat e tjera, u bë me konkurs. Duhet të përfundojë procesi i plotësimit të nëntë vendeve vakante në pesë Gjykatat Administrative jashtë Tiranës si edhe të finalizohen dispozitat për ndihmësit ligjorë dhe ambientet e gjykatave.

Në vijim të vendimit të marsit 2014 të Gjykatës Kushtetuese, që deklaroi si antikushtetues Ligjin për Administratën Gjyqësore të prillit 2014, është e nevojshme që ky boshllëk ligjor të mbushet dhe të miratohen dispozitat që rregullojnë veprimtarinë e gjykatave dhe stafit të tyre. Sipas këtij vendimi, ligji në 2013-ën duhej të ishte miratuar me shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë.

Për sa i përket aksesit nëdrejtësi, duhet të zbatohen ndryshimet në Ligjin për Ndihmën Juridike (2008) lidhur me përjashtimin nga tarifat gjyqësore për disa kategori qytetarësh si edhe për ngritjen e zyrave vendore të ndihmës juridike (klinika juridike).

Në përgjithësi, Shqipëria ka treguar përkushtim ndaj reformës në gjyqësor, kryesisht duke ndërvepruar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit. Janë bërë përpjekje për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura dhe ngarkesën e punës në përgjithësi, si dhe për rritjen e transparencës brenda gjyqësorit. Janë marrë masa për të nxitur llogaridhënien e gjyqtarëve dhe prokurorëve me anë të miratimit të procedurave që disiplinojnë heqjen e imunitetit të tyre. Procedimet disiplinore janë pasuar me një numër sanksionesh. Në reformën e sistemit gjyqësor, për të shkuar përpara me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë të zbatojë me rigorozitet reformën në gjyqësor, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimit të dispozitave kyçe shtesë për forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies – në përputhje me udhërrëfyesin për reformën në sistemin gjyqësor – si edhe zbatimit të përshtatshëm të masave të miratuara.

6. Përfundimet

Shqipëria ka vazhduar zbatimin dhe përforcimin e masave në kuadrin e reformave të Integrimit Evropian, sidomos ato që kanë të bëjnë me statusin e vendit kandidat. Ka pasur vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe goditjen e korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë për një përqasje gjithëpërfshirëse me angazhimin e shumë institucioneve. Janë miratuar reformave të rëndësishme legjislative në luftën kundër krimit të organizuar. Hetimet kanë sjellë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda. Shqipëria ka dëshmuar përkushtimin ndaj reformës në sistemin gjyqësor, kryesisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit.

Bazuar në konstatimet e këtij Raporti, Komisioni konfirmon rekomandimin e vet se Këshilli duhet t’i njohë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë këtë zbatim sistematik të reformave, pasi rezultatet e qëndrueshme do të jenë vendimtare për integrimin e mëtejshëm në BE. Ky raport identifikon disa pika kyçe thelbësore për Shqipërinë në mënyrë që ajo të shkojë përpara me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian.

Në luftën kundër korrupsionit, për të shkuar përpara me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria duhet të fokusohet në zbatimin e legjislacionit në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit, në rritjen e hetimeve proaktive dhe miratimin e masave që i bëjnë hetimet më të efektshme, me qëllim që të konsolidohen përpjekjet fillestare dhe të krijohet një historik i qëndrueshëm hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh me vendime të formës së prerë për çështje korrupsioni. Reforma e thellë në gjyqësor do të jetë thelbësore në luftën kundër korrupsionit.

Në luftën kundër krimit të organizuar, për të shkuar përpara me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë të zgjerojë më tej historikun e rezultateve përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimit të efektshmërisë së hetimeve proaktive dhe përdorimit sistematik të hetimeve financiare, forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar kur përfshihet edhe Europol-i, si edhe intensifikimit të përpjekjeve për të goditur çdo formë krimit të organizuar.

Në reformën e sistemit gjyqësor, për të shkuar përpara me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë të zbatojë me rigorozitet reformën në gjyqësor, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimit të dispozitave kyçe shtesë për përforcimin e pavarësisë dhe të llogaridhënies – në përputhje me udhërrëfyesin për reformën në sistemin gjyqësor – si edhe zbatimit të përshtatshëm të masave të miratuara.

Për më tepër, është thelbësore që reforma të shoqërohet me dialog politik të rifuqizuar dhe të konsoliduar ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Veprimtaria parlamentare konstruktive dhe e bazuar në kompromis është vendimtare për qëndrueshmërinë e reformave, dhe krijimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, që bashkon të gjitha grupet e interesit, është çelësi për konsensus në mbarë shoqërinë shqiptare.

Sfidat kryesore të identifikuara në këtë raport, do të shtjellohen më tej në Progres-Raportin e Komisionit të tetorit 2014.

Raporti në origjinal:

 

Kosovë: Shpërthim në KEK. Ka viktima e të plagosur

$
0
0
Mediat flasin për katër viktima e 13 të plagosur

Romë, 6 qershor 2014 - Një shpërthim i fortë është verifikuar sot paradite në termocentralin Kosova A në Obiliq, rreth 10 km larg Prishtinës. Sipas mediave, në shpërthim kanë humbur jetën të paktën 4 persona e janë plagosur 13 të tjerë. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A nga disa bombola hidrogjeni. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është ndier disa kilometra larg, deri edhe në disa zona të qytetit të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe disa ministra të tij.

Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të lënduarit në spitalin e Prishtinës. Pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, presidentja kërkoi hetimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë në mënyrë që ato të shmangen në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për jetët e humbura të punëtorëve të KEK-ut, si pasojë e shpërthimit të sotëm në Termocentralin Kosova A.

Partitë pezullojnë fushatën elektorale

Pas ngjarjes së rëndë në termocentral, partitë politike në Kosovë, ku votohet të dielën, më 8 qershor, kanë pezulluar aktivitetet në ditën e fundit të fushatës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi vlerëson se ky është çasti, kur të gjithë duhet t’u gjenden pranë punëtorëve të KEK-ut dhe familjarëve të tyre
Në shenjë solidarizimi me punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka anuluar tubimet e parashikuara.
Pas incidentit, Lëvizja Vetëvendosje ngushëlloi familjet e punëtorëve, që humbën jetën tragjikisht në vendin e tyre të punës, e kërkoi të hetohen urgjentisht shkaktarët e këtij shpërthimi, e të përcaktohet përgjegjësia.
Lideri i Aleancës Kosova e Re i pezulloi akivitetet në terren, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj u nis menjëherë drejt Obliqit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të lënduarit në spitalin e Prishtinës. Pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, presidentja kërkoi hetimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë në mënyrë që ato të shmangen në të ardhmen.

Ngushëllime nga Shqipëria

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i telefonoi Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i shprehur trishtimin për ngjarjen e rëndë, ngushëllimin për viktimat, duke uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shprehu ngushëllime homologut të tij kosovar,  Jakup Krasniqi, për ngjarjen tragjike. “Jemi pranë familjarëve dhe autoriteteve kosovare. Solidaritet vëllazëror me gjithë popullin kosovar. Lutemi që bilanci dramatik të mos thellohet”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Kryeministri Rama që gjendet në Itali ka reaguar në rrjetet sociale. “Lajm tronditës nga Kosova. Dhimbje e solidaritet me familjarët. Le të lutemi që i të dëmtuarve të mos rritet më tutje”, shkruan ai.

Kosova voton

$
0
0
Sot zhvilllohen në Kosovë zgjedhjet për Kuvendin e legjislaturës së pestë në liri nga qershori 1999, të dytën nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008

Prishtinë, 8 qershor 2014 - Këtë të diel , kosovarët janë thirrur të zgjedhin  Kuvendin e legjislaturës së pestë në liri nga qershori 1999, të dytën nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008, të njohur tashmë nga 106 shtete anëtare të OKB-së.

Për 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës janë në garë 30 subjekte politike – 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur – me 1.235 kandidatë, nga të gjitha komunitetet.

Lista përfundimtare e votuesve përmban 1.782.454 emra, të ndarë në 38 komuna pëfshirë edhe veriun me shumicë serbe, mes tyre 33.735 votues të rinj që do të votojnë për herë të parë.

Në gjithë territorin janë hapur në orën 7.00 (e do të qëndrojnë hapur deri në orën 19.00) 798 qendra votimi me gjithsej 2.374 vendvotime.  Rezultatet paraprake paralajmërohet të shpallen nga KQZ pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth mesnatës.

Zgjedhjet e organizuara nga KQZ, të vlerësuara shumë të rëndësishme për zhvillimet demokratike dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës do monitorohen nga rreth 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe rreth 30 mijë vëzhgues tjerë të akredituar, nga subjektet politike, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësitë diplomatike, mediat.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës, ndërsa masat e sigurisë për zgjedhjet parlamentare janë planifikuar dhe bashkërenduar me kujdes ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së për ta garantuar të drejtën e qytetarëve për të votuar, si dhe zhvillimin e qetë dhe të rregullt të procesit të votimit.

Kosova ka pasur zgjedhjet e saj të pavarura edhe para se të bëhet e lirë dhe e pavarur: para 22 viteve, në 24 maj 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, nën regjimin e dhunës serbe, që me “kushtetutën e tankeve” përgjakshëm kishte rrënuar autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974.Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 korrikut e Kushtetutën e 7 shtatorit 1990, si dhe Referendumin e ditëve të fundit të shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87% e qytetarëve pjesëmarrës në votim.

Viewing all 744 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>